Vepra letrare më e mirë e vitit, fjalori për dosjet i Bashkim Shehut 0 99

Ndahen Çmimet Kombëtare në Letërsi për vitin 2015. “Vepra letrare më e mirë” u vlerësua libri “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve” i autorit Bashkim Shehu. Ndërsa, “Vepra letrare më e mirë” u vlerësua “Robinja” i Marcel Proust, përkthyer nga Edit Dibra. Këta dy çmime u ndanë gjatë paradites së ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Juria, që kishte punuar në përzgjedhjen e fituesve përbëhej nga Saverina Pasho, si kryetare jurie dhe nga anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve autori nuk ishte i pranishëm, por kishte dërguar një letër në të cilën shprehte falënderimet e tij për këtë vlerësim.

“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve” i Bashkim Shehut mund të lexohet alfabetikisht nga fillimi në fund (si në leximin e kapitujve të njëpasnjëshëm të çdo lloj romani), ose nga fundi në fillim, ose duke filluar nga çdonjëra prej rubrikave që përmban (ose hyrjeve, nga anglishtja entry) dhe duke vazhduar pastaj me një nga rubrikat (hyrjet) e tjera ku të çojnë shenjat përkatëse, e s’andejmi te një tjetër, e kështu me radhë.

 

Ndërsa përkthyesja Edit Dibra, e cila e ka shpjeguar më herët procesin e përkthimit të këtij libri shprehu falënderimet e saj për këtë vlerësim. “Kjo vepër më ka marrë më shumë kohë në proces përkthimi, si një punë që nuk mbyllej brenda kompjuterit, por kalonte në zgjatimin e kërkimit preferencial”.

  1. Kandiduan për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”

 

  • Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve – Bashkim Shehu
  • Gurit të varrit ia rrëfej – Agron Tufa
  • Largësia ideale – Parid Teferiçi
  • Të gjthë premtojnë Parisin – Nasi Lera
  • Tuneli i dhëndurëve – Shkëlqim Çela

 

  1. Kandiduan për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”

 

  • Bukë me sallam – Charles Bukoëski – Iris Sojli
  • Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie – Ilir Baçi
  • Robinja – Marcel Proust – Edit Dibra
  • Rrëfenja e shërbëtore – Margaret Atëood – Engjëllushe Shqarri
  • Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë – Italo Calvino – Adrian Beshaj
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *