KreuStil Jetese

Dekimi i Sara Hoxhës për djalin e saj, London Noor-in

Sara Hoxha sapo është bërë mama dhe lumturia që të fal një ngjarje e tillë nuk mund të mbahet vetëm për vete ndaj edhe ajo disa orë pas lindjes i ka dedikuar djalit të saj disa fjalë emocionuese. “Bekimi ynë më i madh vendosi të na bashkohet disi më herët nga ç’pritej. Të dy jemi shumë mirë dhe po shijojmë çdo moment me njëri-tjetrin” . Djalin e kanë quajtur London Noor Liço dhe ka qenë vetë Ledioni mes emocioneve si baba i ri, që e ka zbuluar emrin ditën e djeshme. Prindërit e rinj kanë marrë shumë urime për ardhjen në jetë të djalit të tyre edhe në rrjetet sociale, ndoshta edhe ndonjë kritikë të vogël për zgjedhjen e një emri të huaj.

https://www.instagram.com/p/BN9ffPNAAg0/?taken-by=ledionl

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF