KreuStil Jetese

Gigi Hadid rrëfen sëmundjen që e ka prekur

Nëse në vitin 2015, Gigi Hadid që sapo kishte sfiluar në pasarelat e Neë York-ut u kritikua në rrjet për format e saj që u konsideruan pak si shumë “të kolme” në krahasim me fizikun e kolegeve, sot gjendet në një situatë ndryshe. Modelja asokohe mbrojti me krenari trupin e saj, duke deklaruar se i pëlqente ashtu siç ishte dhe se nuk do të dëshironte ta shikonte veten ndryshe.

Gjatë sfilatës së fundit të Victoria’s Secret, ajo është shfaqur shumë herë më e dobët. Fytyra e saj dukej më e dobët dhe këmbët shumë herë më të holla. Të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se do të jetë dobësuar për shkak të show-t. Por me sa duket nuk ka qenë kështu. Ka qenë vetë modelja që ka shpjeguar shkakun e humbjes graduale të peshës së saj gjatë një interviste për revistën Elle.

Prej dy vitesh ajo vuan nga një çrregullim i tiroides, më saktë nga sëmundja e Hashimoto-s, një inflamacion kronik i gjëndrave të tiroides që mes pasojave të tjera çon në tilt edhe metabolizmin: “Tashmë u bënë dy vjet që po përballem me këtë sëmundje dhe për këtë kërkoj të stërvitem në mënyrën e duhur por pa humbur shumë peshë”, është shprehur Gigi.

Të humbiste kile të tjera për Victoria’s Secret nuk ka qenë qëllimi i saj, ka shtuar më tej modelja e vitit, dhe janë të shumtë ata që shpresojnë ta shikojnë Gigi-n me format e kolme, me të cilat bëri për vete publikun.

                                                                                                       /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF