KreuFashion

“Receta e jetës”: Një përzierje meteorësh uji dhe pak vullkan

Ingredientët e duhur për krijimin e jetës gjenden në meteorë dhe uji, ndryshe nga se mendohej deri tani, dhe është shkëndija që ka aktivizuar krijimin e molekulave biologjike.

Ky përfundim del nga një eksperimet i kryer nga shkencëtarët italianë, Raffaele Saladino dhe Ernesto di Mauro, të Universitetit të Viterbos.

Studimi është kryer në bashkëpunim me Institutin e Shkkencave të Hapësirës në Barcelonë dhe është botuar në revistën shkencore, “Scientific Reports”.

“Kemi krijuar një skenar të ngjashëm me atë ku ka qenë e mundur të zhvillohen reaksionet e para kimike që janë në bazë të jetës dhe për herë të parë kemi përcaktuar rolin thelbësor të ujit”, deklaroi Saladino.

“Uji është i rëndësishëm për qelizën, por deri tani mendohej se nuk ishte për reaksionet që kanë gjeneruar tullat e jetës”, theksoi ai.

Mes llojeve të ndryshme të ujit të studiuar, më në fokus ka qenë ai i burimeve hidrotermale, duke nxjerrë mundësinë që jeta nuk është zhvilluar në një ambient detar, sikurse mendohej, por në një ambient vullkanik dhe termal.

Nuk është hera e parë që ky grup shkencëtarësh tregon se meteorët janë fabrika të “tullave” të jetës, por sot u bë një hap më shumë. Këto reaksione u kryen duke shtuar uji. Madje u vu re se  në vend që reaksionet të dobësoheshin, uji rriste efikasitetin dhe i pasuronte më shumë ato, duke treguar se ai është një përbërës thelbësor i jetës që nga origjinat e saj molekulare.

Shkencëtarët vunë në reaksion edhe një përbërsë tjetër kimik, që është shumë i pranishëm në galaktikën tonë, ai quhet formamidë, me disa prej meteorëve më antikë dhe me uji, në temperaturën 140 gradë, që përkon me ato të burimeve termike të Tokës dhe me ato të pranishme nëpër meteorë.

Ndër përbërësit që u krijuan nga ky eksperimet janë edhe lëndët e para që krijojnë materialin gjenetik, tullat e proteinave (aminoacidet) dhe përbërësit e metabolizmit energjik (acidet karboksilike).

“Praktikisht seti me tullat e jetës është i plotë”, theksoi Saladino.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF