5 këngëtarët e preferuar të Kim Kardashian, në listë edhe Era Istrefi

Mbretëresha e showbizit publikon 5 këngëtarët e preferuar, në listë edhe Era Istrefi

Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit tashmë po dëgjohet edhe jashtë kufijve. Duket se është pëlqyer së tepërmi jo vetëm nga publiku i thjeshtë por edhe nga njerëz të famshëm.  Kësaj here është pikërisht mbretëresha e showbiz-it amerikan Kim Kardashian, e cila e ka listuar këngën e Erës në 5-shen e saj të preferuar ku janë edhe Rihanna, Sia, The Weeknd bashkëshorti i saj West dhe këngëtarja kosovare Era Istrefi.

Një listë që Erës ia ka dërguar Lori Hoxha dhe mesa duket i ka pëlqyer së tepërmi ky fakt, ndaj edhe e ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale.

“Jam në Top 5-shen e listës së këngëve të preferuara nga Kim Kardashian.  Ajo më dëgjon mua, Kanye, Rihanna, Drake, Sia dhe Weeknd, nuk mund të jem më shumë krenare”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *