Mbretëresha e showbizit publikon 5 këngëtarët e preferuar, në listë edhe Era Istrefi
Kënga “Bon Bon” e Era Istrefit tashmë po dëgjohet edhe jashtë kufijve. Duket se është pëlqyer së tepërmi jo vetëm nga publiku i thjeshtë por edhe nga njerëz të famshëm. Kësaj here është pikërisht mbretëresha e showbiz-it amerikan Kim Kardashian, e cila e ka listuar këngën e Erës në 5-shen e saj të preferuar ku janë edhe Rihanna, Sia, The Weeknd bashkëshorti i saj West dhe këngëtarja kosovare Era Istrefi.
Një listë që Erës ia ka dërguar Lori Hoxha dhe mesa duket i ka pëlqyer së tepërmi ky fakt, ndaj edhe e ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj në rrjetet sociale.
“Jam në Top 5-shen e listës së këngëve të preferuara nga Kim Kardashian. Ajo më dëgjon mua, Kanye, Rihanna, Drake, Sia dhe Weeknd, nuk mund të jem më shumë krenare”.
https://www.instagram.com/p/BOCWHWthj6r/?taken-by=strefie