KreuStil Jetese

A do të takojë Brad Pitt fëmijët për Krishtlindje?

Pas ndarjes me Angelina-n, Brad i ka takuar fëmijët e tij vetëm në prani dhe me leje të psikologut të tyre. Po për Krishtlindje a do të mund të kalojë ai kohë me ta?!

Brad Pitt është ende duke pritur përgjigje nëse do të mund të kalojë kohë bashkë me 6 fëmijët e tij për Krishtlindje

Aktori 52 vjeçar që pas tre ditësh feston edhe datëlindjen, nuk e di ende nëse terapisti i fëmijëve do ta lejojë të vizitojë fëmijët për pushimet e fundvitit, siç raporton UsWeekly.com. Një psikolog i specializuar për t’u marrë me çështjet e fëmijëve është duke bërë një vlerësim për sa i përket vizitave të fëmijëve të Braangelina-s.

“Brad shpreson të shikojë fëmijët për Krishtlindje në një mënyrë ose në një tjetër po ende nuk është vendosur asgjë”, janë shprehur burime pranë Brad për revistën Told.

Çifti i sapo ndarë po vazhdon ende betejën për kujdestarinë e fëmijëve, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Vizitat e mbikëqyrura dhe terapia familjare janë pjesë e një marrëveshjeje të firmosur nga të dyja palët. Sipas burimeve për DailyMail.com: “Vizitat terapeutike vendosen nga terapistët, puna e të cilëve është të sigurojnë mirëqenien dhe interesat e fëmijëve për sa kohë ata të jenë nën këtë proces”.

                                                                                                                         /BORDO/ A.D

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF