Deliart promovon kalendarin 2017 të Miss Shqipëria

Në një rrugëtim prej 15 vjetësh, konkursi i bukurisë Miss Shqipëria, gjithnjë ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut, ku ndër vite janë përzgjedhur vajzat më të bukura të vendit tonë. Për të festuar 15 vjetorin e kalendarit të Miss Shqipëria, Deliart Association, zgjodhi të organizonte një darkë intime në një restorant në kryeqytet, ku sigurisht nuk munguan dhe nga disa vajzat bukuroshe që kanë mbajtur kurorën e Miss Shqipëria. Personazhe nga çdo fushë; artistë, gazetarë, modelë, e shumë personazhe të medias trokitën gotat sëbashku në një mbrëmje festive, ku nuk munguan batutat, muzika, parakalime të miss-eve, si dhe takime mes miqsh të vjetër. Mbrëmja u çel nga vetë organizatori dhe promotori i këtij eventi Petri Bozo, i cili nuk nguroi të ftonte të gjithë të pranishmit të shijonin mbrëmjen mes njëri tjetrit. Përpos festimit të 15 vjetorit, eventi i mbrëmjes së djeshme, u organizua dhe për të promovuar kalendarin e ri të Vitit 2017. Pas një darke të këndshme, të gjithë ftuarit, u larguan me një kujtim nga ky event, kalendarin e Vitit 2017 të Miss Shqipëria.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *