KreuCelebrity

Media kosovare shton dyshimet për “Kënga Magjike”, reagon konkurrenti që mori çmim: Skenë e fëlliqur!

Diskutimeve dhe debatave të shumta për “Kënga Magjike” i është shtuar edhe një media kosovare e cila hedh dyshime për manipulime në pjesëmarrjën në natën finale. “Lajmi” shkruan se në finale është shtuar në mënyrë arbitrare emri i këngëtarit nga Maqedonia Berkan.

“21 çmime u ndanë në natën finale të 10 dhjetorit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në rregulloren e festivalit shkruhet se në natën finale do të interpretohen 20 këngë, përfshirë edhe kategorinë “Neë Artist”. Por nëse e keni vënë re, në natën finale kanë qenë 21 çmime dhe 21 artistë. Këngëtari nga Maqedonia, Berkani, ishte i pranishëm në finale madje mori edhe çmimin e RTV 21 në Kosovë dhe Maqedoni. Por ajo që nuk përkon me tabelën përfundimtare të pikëve është se Berkani radhitet në vendin e 33-të me vetëm 100 vota, gjë që sipas rregullave duhet të ishte jashtë finales. Në vendin e 20-të u radhit Gerta Mahmutaj ft. John Vine Ride ndërsa në vendin e 21-të ishte Devis Xherahu me 271 pikë i cili mbeti pa çmim, kështu duke ia zënë vendin Berkani pa pikët e mjaftueshme”, shkruan media kosovare.

Pas kësaj ka reaguar vetë këngëtari që e përshkruan si “skenë e fëlliqur” por falenderon fansat për çmimin.

“Sivjet u bënë 21 çmime që as vet nuk e dija. E falënderoj RTV21 për atë që e kujtoi se ekziston Berkani i cili u la anash nga shumica e këngëtarëve të Shqipërisë. Po ta dija që bëhet ky shqetësim nuk kisha marrë pjesë” u shpreh ndër të tjera këngëtari.

Mes të tjerash ai tha se ndoshta kjo është një përgjigje për padrejtësinë që iu bë nga kolegët e tij të cilët nuk i dhanë votat e mjaftueshme për tu futur në finale (Top 20).

“Unë nuk jam fillestar , jam ngopur me çmimie, do të bëj videoklipe dhe projekte më shumë. Kjo ishte arsyeja që shumë kohë nuk u ktheva për shkak se skena është fëlliqur. Këngëtarët që kanë 2 këngë në karrierë duan të bëhen një me ata që këndojnë qe 12 vjet. E kërkoj gjeneratën e vjetër, atëherë kishte lezet dhe kënaqësi. Ky çmim (Çmimi i RTV 21 në Kënga Magjike) shkon për gjithë Kosovën! Mirë u bë!” thotë Berkani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF