KreuStil Jetese

Mila Kuins dhe Demi Moore: Kur dy femra grinden për një mashkull

Mila Kuins nuk e duron dot Demi Moore. Dhe sipas fjalëve që qarkullojnë ka të gjithë të të drejtën e botës. Ish-gruaja e bashkëshortit të saj aktual, të cilët sapo janë bërë edhe prindër (në 4 dhjetor lindi fëmija i dytë i çiftit, Dmitri Portwood Kutcher, ndërsa vajza e madhe quhet Wyat Isabelle dhe është 2-vjeçe), sipas një burimi të afërt për RadarOnline, vazhdon të ndërhyjë në jetën e tyre private, madje edhe duke i dhënë këshilla (që si janë kërkuar asnjëherë) mamasë së re Mila-s. “Demi nuk i ka mbyllur asnjëherë tërësisht raportet me Ashton”, shpjegon burimi, “përkundrazi, është prezantuar në mënyrë të papërshtatshme edhe në jetën e Mila-s. Me justifikimin se dëshiron të sjellë dhurata për fëmijët e vegjël, ajo shfaqet shpesh në shtëpinë e tyre”.

Po Mila? Me këtë situatë duket se po humbet durimin. Me sa duket aktorja (që edhe për sa i përket edukimit të fëmijëve i ka idetë shumë të qarta nuk ka as dëshirë as nevojë për këshillat dhe përkujdesjet e Demi-t.

Me siguri që Mila nuk do ta ketë të lehtë, pasi është angazhuar për të mbajtur larg fëmijët nga stili i jetesës së Hollywood-it dhe sigurisht larg nga Demi Moore. Edhe pse kjo e fundit justifikon praninë e saj me dëshirën për t’u bërë dhurata të vegjëlve apo për t’i dhënë këshilla mamasë së re, nuk është se me vajzën e saj ( dhe të Bruce Willis) merr notën maksimale, duke parë sjelljen e saj rebele dhe shpesh të papërshtatshme.

                                                                                                            /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF