KreuStil Jetese

Rikthehet “Big Brother”: Ja kur nisin audicionet

“Big Brother” do të rikthehet me fillimin e vitit të ardhshëm dhe shumë shpejt nisin audicionet për përzgjedhjen e konkurrentëve. Producentët e shfaqjes së famshme që transmetohet në TCH kanë bërë publike datat e audicioneve dhe kanë ftuar të rinjtë të marrin pjesë. Audicionet nisin me Tiranën ne 6 dhe 8 janar për të vijuar në Shkodër në 14 dhe 15 janar si dhe Vlorën në 21 dhe 22 janar.  Ndërkohë audicione do të mbahene dhe në Prishtinë me 28 dhe 29 janar. “Jeni të fejuar prej 1 muaji apo prej shumë vitesh? Jeni single dhe ëndërroni të gjeni dashurinë? Këtë vit Big Brother hap dyert e shtëpisë edhe për ju”, është fraza kryesore e këtij edicioni.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF