KreuStil Jetese

Teze Lori, fotoja e parë me nipin! Ja pesha e tij

Dashuria e një tezeje për nipin apo mbesën e saj është e papërshkrueshme veçanërisht kur ai është i pari që i bashkohet familjes së madhe. Nuk mund të ndodhte ndryshe me Lori Hoxhën e cila nuk i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë  qoftë edhe fare pak nga lumturia që i fal vogëlushi London Noor. Dora e tij e vogël ka kapur gishtin e tezes së madhe, dhe duket një mrekulli e vërtetë.

Ndërkohë që përbri fotos Lori ka zbuluar edhe peshën e London-it, i cili ka lindur në mënyrë të parakohshme por që sipas asaj që ka shkruar Sara në rrjetet sociale të dy janë mirë me shëndet. “2.2 kilogramë lumturi e pastër”, ka shkruar Lori duke iu referuar nipit të saj.

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF