12 artistët fitues të çmimeve Kult 0 181

Mbrëmja e djeshme, shënjoi një event tjetër të përvitshëm, i cili që prej vitit 2005 vlerëson shkrimtarët dhe artistët nga fusha e medias, artit dhe kulturës. Akademia Kult, organizoi një mbrëmje gala mes artistësh, të mbajtur në Katedralen Ortodokse, ku sigurisht të të gjithë ftuarit prisnin vlerësimet dhe ndarjet e çmimeve. Mes dymbëdhjetë çmimeve, ai që fitoi vëmendjen kryesore ishte çmimi specal, i cili këtë vit u fitua nga Petro Zheji, për triologjinë “Shqipja dhe sanskritishtja.” Cmimet Kult shënjuan  vitin e dymbëdhjetë të organizimit të këtij eventi, tanimë të kthyer në traditë.

Një juri e përbërë prej 126 anëtarë, shpalli  dymbëdhjetë çmime, ku u vlerësuan artistë jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit.

Çmimet e Akadamisë Kult janë:

Libri i përkthyer i Vitit  – Edit Dibra

Libri Studimor i Vitit – Aurel Plasari

Libri Artistik më i mirë i Vitit – Parid Teriçi

Kënga më e Mirë e Vitit – Aurela Gaçe

Interpretuesi Lirik – Eva Golemi

Instrumentisti i Vitit – Merita Rexha Tërshana

Balerina e Vitit – Adela Muçollari

Regjia e Vitit – Qëndrim Rijani

Aktorja e Vitit – Zamira Kita

Aktori i Vitit – Sotiraq Bratko

Artisti Pamor i Vitit – Lekë Tase

Çmimi Special – Petro Zheji

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *