KreuCelebrity

Sylvester Stallone në qeverinë e Trump?

Donald Trump është duke formuar kabinetin e tij qeveritar dhe një ndër njerëzit e administratës së tij mund të jetë edhe aktori me famë botërore Sylvester Stallone. Daily Mail raporton se burime pranë aktorit kanë pohuar këtë mundësi. Ato thonë se Stallones mund t’i ofrohet posti i drejtuesit të një agjencie që shpërndan fonde për artistët dhe projektet e rinj krijuese, të quajtur “National Endowment for Arts”. Ende nuk ka asnjë zë zyrtar lidhur me këtë gjë por sigurisht nëse do të ndodhte, Trump do të kishte në krah një figurë shumë popullore të Hollivudit siç është aktori i filmave legjendarë “Rocky”, “Rambo” apo “Expendables”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF