KreuCelebrity

Spielberg: Do bëj filma deri sa të vdes

Regjisori amerikan, Steven Spielberg, i cili të dielën e ardhshme mbush 70 vjeç, dhe Harrison Ford po bashkëpunojnë në serialin e pestë të “Indiana Jones” që pritet të shfaqet në vitin 2019.

Spielberg, dy herë fitues i çmimit Oskar si regjisori më i mirë, deklaroi në muajin maj në Festivalin e Filmit në Kanë, në Francë, se ka në plan të bëjë filma deri ditën që do të vdesë.

Kur ishte në Kanë, ai prezantoi filmin e tij të 29-të, filmin fantazi “The BFG”, që flet për një miqësi të pazakontë mes një vajzë të vogël dhe një gjiganti.

“Unë nuk e di nëse ka një periudhë kur ai ka qenë më prodhimtar”, deklaroi Jeffrey Katzenberg, me të cilin Spielberg ka themeluar  studion “DreamWorks” në vitin 1994.

Katzenberg e quajti Spielbergun si “mjeshtri tregimtar i kohës sonë”, në një intervistë në muajin qershor me të përditshmen “Hollywood Reporter”.

“Nëse shikoni përfitueshmërinë dhe përsosmërinë e punës së tij, ai është i pashoq”, shtoi ai.

“Ju mund të keni parasysh James Cameron, Chris Nolan ose Martin Scorsese, të gjithë të shkëlqyer dhe në shumë mënyra janë miqtë e tij, por shikoni në cilësi dhe qëndrueshmëri, dhe ai nuk mund të krahasohet me askënd”, tha Katzenberg.

Spielberg është i martuar me aktoren, Kate Capshaw, 63 vjeçe, gruaja e tij e dytë, e cila luajti me Ford në “Indiana Jones dhe në “Temple of Doom”. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF