KreuCelebrity

Rrëfimi i Michelle dhe Barack Obama: Udhëtimi ynë i mrekullueshëm!

Në 1 dhjetor, në Dhomën e Kuqe të Shtëpisë së Bardhë, Barak dhe Michelle Obama u ulën me kryeredaktoren e revistës “People”, Jess Cagle, dhe korrespondenten e Shtëpisë së Bardhë, Sandra Uestfall. Në këtë intervistë, çifti presidencial flet për kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë dhe si po i përjetojnë ditët e fundit.

Michelle Obama: Jo, jo, jo. Kjo është shumë e thellë. Ditën që hyn, ti përpiqesh të gjesh, ku janë banjat? Nuk ke kohë të mendosh për domethënien apo rëndësinë e asaj që po bën. Duke parë nënën time brenda kësaj shtëpie, duke ditur se nga vjen ajo – nga një familje e varfër – ta shohësh pra në ballkonin Truman dhe të prezantojë këtë vend si Gjyshja e Parë, dua të them, këta momente janë po aq surrealë, sa edhe të shohësh vajzat të rriten këto tetë vite në këtë vend.

President, a ju ka bërë të jetuarit me vjehrrën, të lidheni në një mënyrë që nuk e prisnit?

Barack Obama: Unë e dua vjehrrën time. Pikësëpari, ajo më mbron nga Michelle. Kështu, nëse Michelle është e zemëruar me mua, ajo thotë: “Ai është djalë i mirë – ndal!” Faleminderit mami! Por ne ishim vërtetë të lidhur edhe më parë. Aty ku ajo ka qenë e paçmueshme, duke ofruar vazhdimësi dhe perspektivë për vajzat tona. Dhe ishte argëtuese ta shihje tek zbulonte gjëra. Për shumë afro-amerikanë të një brezi të caktuar që punuan shumë dhe gjithmonë mendonin për brezin e ardhshëm, ata nuk i lejonin gjithmonë vetes që të ëndërronin shumë për atë që mund të përjetonin. Dhe ndonjëherë, instikti i nënës së Michellës është që të thotë: “Këtë nuk duhet ta bëj”. Një moment, ne shkuam në Vatikan për të takuar Papën – krejt papritur ajo është aty, dhe për të është një gjë magjike. Ja, këto gjëra të krijojnë një ide se sa shumë progres kemi bërë me kalimin e viteve.

Në dhomën tuaj në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë keni pritur për të fjetur Girl Scout-e. Keni hequr orenditë dhe organizuar orë mësimi hip hopi. A ishte një vendim i vetëdijshëm që ta bënit Shtëpinë e Bardhë sa më argëtuese që të ishte e mundshme, në një mënyrë që nuk ka qenë asnjëherë?

Michelle Obama: Ne kemi folur se si donim që ta hapnim këtë shtëpi sa më shumë që të mundeshim, për t’u siguruar që njerëzit të ndiejnë që kjo është shtëpia e tyre, pra njerëz që zakonisht nuk kanë qasje. Është e rëndësishme për fëmijët e çdo race dhe çdo të kaluare sociale apo ekonomike që të ndjejnë se kanë një vend në shtëpinë e vendit të tyre, dhe për ta bërë këtë, duhet të organizosh gjëra që t’i bëjnë të ndihen rehat. Nuk mund të jetë gjithmonë një darkë shtetërore e mbushur plot e përplot. Me fëmijët duhet që ti të shkosh atje ku janë ata. Dhe nëse u pëlqen kërcimi i hip hopit, le ta bëjmë! Le të fusim pak jetë në këtë vend. Dhe fakti që kemi fëmijë ndihmoi shumë.

Barack Obama: Ne e dimë atë që vajzat tona duan të bëjnë. Dhe ndihmoi shumë fakti që ato erdhën me ne për të bërë disa gjëra. Me kalimin e kohës, reagimi i tyre filloi të jetë: “Eh”.

Michelle Obama: Po kështu reagojnë të gjithë adoleshentët.

Barack Obama: Në fillim, ishte kjo ideja që, nëse prish traditën dhe i bën gjërat ndryshe, në një farë mënyre dinjiteti i zyrës apo nderimi që ka për të, do të ndryshojë disi. Ne kurrë nuk e pranuam këtë. Ne mendojmë që nderimi që kemi për këtë vend bazohet në faktin që, kjo është një demokraci e cila përfshin gjithkënd. Dhe përfshin kulturën e lartë dhe kulturën popullore. Ajo përfshin njerëz nga të gjithë fushat dhe sfondet sociale, nga të gjithë besimet. Ne kemi organizuar një Iftar për myslimanë të Amerikës, Divalin për Amerikanët Hindu, sederin dhe Hankua, dhe kështu me radhë.

Të gjithë këto gjëra flasin shumë, për atë që ky vend është. A do u mungojë vajzave tuaja të jetuarit këtu?

Barack Obama: Ato janë gati të ikin, duan thjeshtë të ikin nga shtëpia e prindërve të tyre. Fakti që shtëpia e prindërve të tyre është Shtëpia e Bardhë mund t’ua forcojë dëshirën. Por Malia do të shkojë në kolegj. Ajo është një vajzë e rritur.

Michelle Obama: Këtë nuk mund ta them.

Barack Obama: Por Sasha është rrugës. Dhe ka sentimentalitet për këtë vend, ku kemi patur kaq shumë përvoja të mrekullueshme, dhe stafi është pjesë e familjes. Eshtë ndryshe për ta, krahasuar me shumicën e fëmijëve, në kuptimin që kur të largohen, nuk do të jenë në gjendje të rikthehen në shtëpi. Malia ka folur se i vjen keq për faktin që nuk do të ketë njësoj, atë bazën familjare që është shtëpia.

Michelle Obama: Dhe dhomën e saj që e donte aq shumë. Vajzave u pëlqejnë shumë dhomat. Kanë shumë kujtime aty.

Barack Obama: Po shiko: Ato janë gati që të dalin nga foleja. Ne nuk mendojmë se janë gati, por ato vetë sigurisht që mendojnë se janë.

Michelle Obama: Na ka afruar më shumë. Kur ai ishte një Senator, ne qëndruam në Chicago, dhe Barack vente e vinte nga Springfield. Më pas ai u bë Senator i SHBA, dhe për shkak se unë kisha një profesion, ne qëndruam në Chicago; Barack sërish shkonte e vinte. Kështu që, vetëm pasi erdhëm në Shtëpinë e Bardhë, mundëm të ishim bashkë shtatë ditë në javë, që mund të hanim darkë së bashku, ai kishte kohë që të shkonte në të gjithë aktivitetet e vajzave. Po, kjo punë ka shumë stres. Askush nuk e di se si është të zgjohesh në mëngjes dhe të shohësh gazetat e mëngjesit, e të dish se çdo titull, i mirë apo i keq, është përgjegjësia jote.

Kudo ku po ndodh në botë. Ka një peshë kjo gjë, që asnjë person nuk e kupton me të vërtetë. Kur e ndien atë barrë, atëherë ke nevojë që të kthehesh tek normaliteti dhe dashuria e familjes tënde. E dini, disa prej momenteve më të mirë të Barackut ishin kur ai mund të vinte lart me atë ashensor, në katin e dytë, të ulej në tryezën e darkës dhe të mos lejonte askënd të pyeste apo vriste mendjen për atë që ai bën. E kam me të vërtetë. Asgjë. Thjeshtë fliste e fliste për gjëra të tjera, të ndryshme.

Barak Obama: “Dhe kur unë filloja që “Ou, kisha një bisedë interesante me Kryeministrin filan”, menjëherë dëgjoja, “më vjen keq, por më duhet të shkoj të bëj detyrat”. Mendoj gjithashtu se të parit e Michelle si Zonjë e Parë, thjesht më shtoi dashurinë dhe respektin për të. Asaj iu desh të përshtatet me një jetë që mund të mos e ketë zgjedhur për veten e saj, por gjithashtu nuk është se ka një udhëzues se si të jesh Zonjë e Parë. Dhe të shihje atë dhe ekipin e saj të ishin, njëkohësisht, edhe me shumë impakt mbi politikat, por edhe shumë argëtuese? E dini, është vërtetë argëtuese kur sheh bashkëshorten tënde të shkëlqejë. Dhe ajo ka shkëlqyer.

Michelle Obama: Shkova në shtrat. Nuk më pëlqen të shoh debatet politike; nuk i kam parë asnjëherë. Edhe me Barackun rrallë i shihja. Pasi bën atë që mundesh të bësh, më pas je e qetë. Ishte në duart e popullit amerikan. I qëndroj gjithçkaje që kam thënë në këto zgjedhje. Kjo është demokracia jonë dhe kështu funksionon. Ne jemi gati të punojmë me administratën e ardhshme dhe të sigurohemi që të jenë sa më të suksesshëm që të munden. Sepse ajo është më e mira për këtë vend.

Barack Obama: Ka dallime të thella në vizion, mes nesh dhe administrates së ardhshme. Por ne fund te fundit jemi te gjithe ne te njejtin ekip. Bushët, pavarësisht se ne vinim nga parti politike të ndryshme, ishin të mrekullueshëm dhe na ndihmuan pa masë. Objektivi ynë ka qenë që ta transferojmë këtë frymë në administratën e ardhshme… dhe të bëjmë gjithçka që mundemi, me qëllim që ekipi i ardhshëm të jetë i përgatitur.

Te shihje ju te dy tek vinit ne Shtepine e Bardhë tetë vjet më parë, ky ishte një simbol i asaj se sa larg kemi shkuar. Gjatë zgjedhjeve dhe që atëherë, ka patur kaq shumë misogjini, racizëm dhe fanatizëm në debatin kulturor. A kemi bërë një hap të madh pas?

Por ky është një vend i madh dhe i komplikuar. Dhe historia nuk ecën në vijë të drejtë. Ka zig-zage dhe shkon para e prapa. Kështu që nuk mund të thuash asnjëherë: “Dakord, e mbaruam edhe këtë”. Beteja për të qenë vigjilent, në emër të mirësisë dhe tolerancës dhe drejtësisë dhe barazisë, kjo është një gjë ë përditshme për të cilën secili prej nesh është përgjegjës. Kjo gjë nuk ndryshon për shkak të një palë zgjedhjeve. Eshtë diçka për të cilën duhet kujdesur gjithë kohën, dhe unë mbetem shumë optimist, pjesërisht për shkak të fëmijëve tanë dhe brezit të tyre. Flisni me Malian dhe Sashën.

Ideja që do të diskriminonit dikë për shkak të orientimit të ndryshëm seksual? Do u dukej e çmendur atyre. Ky është brezi direkt pas nesh dhe unë besoj se çdo brez që do të vijë, sa kohë që bëjmë punën tonë për të qenë modele të mirë për të, do ta shpjerë këtë vend përpara, në një drejtim më të mirë. Cilët kanë qenë momentet tuaj më krenarë?

Michelle Obama: Ka kaq shumë momente krenarie. Mund të thosha njërin: Ne mbijetuam! Eshtë mrekulli që jemi këtu! Jemi në këmbë.

Michelle Obama: Kur erdha, ne biseduam që nuk do të bënim vetëm gjëra simbolike, por të shkonim më thellë për çështjet në të cilat besonim. Dhe e kemi bërë. Kemi ndryshuar kulturën përreth mënyrës se si fëmijët tanë hanë dhe lëvizin. Po shohim notat e kolegjit dhe shkollës së mesme. Dhe do të vazhdojmë. Tani besoj se do të pushojmë pak. Në fakt nuk kemi patur kohë për të reflektuar. Përpara se të vazhdosh të shtysh fort në pjesën tjetër të udhëtimit të jetës tënde, duhet të ndalesh pak për të parë atë që ka ndodhur dhe ta kuptosh. Që tani kemi kërkesa për të udhëtuar, për të shkuar dhe mbajtur fjalime, dhe nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, do të jemi po kaq të zënë, sa jemi këtë javë e këtë muaj. Kështu që, unë dua që Barack të flejë pak, si dhe të bëjmë disa udhëtime thjeshtë për qejf. A nuk mendon kështu?

Barack Obama: Absolutisht.

A prisni të jeni më shumë një ish-president aktivist, tani që frerët do i marrë Trumpi?

Michelle Obama: Ashtu do të ishim të gjithë të palumtur.

Barack Obama: Sa i përket krenarisë, etika e kësaj administrate, fakti që, gjithmonë nëse nuk do ketë ndonjë katastrofë në muajin e fundit…

Michelle Obama: Larg qoftë, trokit në dru…

Michelle Obama: Nuk ka patur rrëmujë.

Barack Obama: Kur të largohemi prej këtu, mund të ndihemi mirë për faktin që, pavarësisht nga ulje-ngritjet politike, është e padiskutueshme që vendi është më mirë sot, se sa kur erdhëm. Kjo nuk do të thotë se puna jonë ka marrë fund, kështu që duke ecur përpara, Michelle dhe unë, pasi të pushojmë, si qytetarë do të përpiqemi të gjejmë mënyra për të ndihmuar fëmijët që të kenë një arsim dhe shanse më të mira, dhe do të vazhdojmë të sigurohemi se do të merremi me çështje si ndryshimi i klimës, me qëllim që brezit të ardhshëm t’i lëmë një planet të jetueshëm. Ky është një hap i mrekullueshëm në një rrugëtim që vazhdon. /“People”/ Bota.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF