KreuCelebrity

Themeluesi i Zara i zë vendin Bill Gates si njeriu më i pasur në botë

Miliarderi Bill Gates e ka humbur vendin e parë si njeriu më i pasur në botë.

Vendin e tij e ka zënë spanjolli pak i njohur në botë por shumë i suksesshëm.

Themeluesi misterioz i kompanisë Zara Amancio Ortega renditet i pari në listën e më të pasurve në botë.

Aksionet e kompanisë mëmë të shitësit spanjoll, Inditex, u rritën me 2.5%. Kjo rriti pasurinë Ortega për 79.5 miliardë dollarë sipas Forbes. Pasuria neto e Gates llogaritet 78.5 miliardë dollarë.

Pavarësisht pasurisë mbresëlënëse të Ortegas, pak është dëgjuar për të. Spanjolli 80 vjeçar ruan fort privatësinë e tij dhe jep shumë pak intervista për shtypin.

Ai ka themeluar gjigantin e modës “Zara”, me gruan e tij të atëhershme Rosalia në vitin 1975.

Kompania e tij ka mbi 600 degë nëpër botë. Amancio Ortega është njeriu më i pasur në botë, me një vlerë neto të vlerësuar në 79.5 miliard $.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF