Zjarr në parking, digjet makina e kantautorit Flori Mumajesi 0 234

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në një parking makinash në zonën e Tiranës së Re. Mësohet se nga flakët u përfshinë tre automjete. Mes makinave të djegura ndodhej edhe ajo e kantautorit Flori Mumajesi.



Zjarrfikësit kanë hasur probleme në shuarjen e flakëve për shkak të pozicionit të vështirë të parkingut nëntokësor, i cili ndodhet poshtë një qendre tregtare. Të pestë makinat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë flakët. Policia raporton se zjarri ka rënë fillimisht në një mjet i cili ndodhej në garazhd dhe më pas është përhapur në makinat e tjera. Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *