Nuk ka qetësi për Marc Anthony, sërish divorc! 0 147

Menduam se këngëtari i zemrave Marc Anthony gjeti shpirtin e tij binjak, kur para dy vitesh vendosi të martohej me modelen Shannon De Lima. Por, burime të afërta të çiftit, e pikërisht avokati i këngëtarit, ka thënë se çifti janë drejt divorcit. Nuk dihet nëse kjo krizë e çiftit ka nisur para disa javësh kur 48-vjeçari u puth në buzë me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Lopez. Puthja erdhi gjatë performancës së tyre në skenë,në ndarjen e çmimeve Grammy, ku duhet thënë se të gjithë mbetën të çuditur, e aq më tepër bashkëshortja 28-vjeçare e këngëtarit. Marc Anthony dhe De Lima u martuan në vitin 2014, kurorëzim i cili zgjati vetëm 2 vite.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *