Renato Mekolli dhe Laura Nezha triumfojnë në Dance With Me 0 619

Spektakli i vallëzimit në Tv klan, mbylli mbrëmë siparin e këtij edicioni me një mbrëmje të gjatë, duke kurorëzuar edhe fituesit e kësaj gare. Për 15 javë me radhë kemi patur mundësinë të shohim personazhet e njohur të showbizit shqiptar, duke bërë diçka krejt ndryshe nga profesioni i tyre. Duke parë perfomancat në kërcim por edhe karizmën e personazheve pjesmarrës në këtë garë, juria së bashku me publikun vendosën të kurorëzonin çiftin Mekolli-Nezha si triumfues. Shefi i kuzhinës dhe aktorja simpatike krijuan një kimi interesante ndërmjet tyre gjatë gjithë edicionit të vallëzimit, duke u bërë kështu çifti më interesant në sytë e publikut. E përsa i përket profesioneve përkatëse të tyre, duket se Renato është drejt përfundimit të hapjes së restorantit të tij në Tiranë, ndërkohë Laura vijon me projektet e saj artistike.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *