Luana dhe Marina, dikur pjesëmarrëse në një garë të rëndësishme të muzikes shqiptare

E dinim që Luana Vjollca ka pasion të madh muzikën. Ajo tashmë numëron disa videoklipe duke realizuar kështu ëndrrën e saj të kahershme. Por, ajo që shumë prej nesh nuk dinim, është se edhe motra e saj Marina ka kënduar.Bëhet fjalë për shumë kohë më parë, ku motrat Vjollca kanë qenë konkurrente në Festivalin e fëmijëve në Shkodër me një duet. Këtë të re nga bukuroshet e ekranit e mësuam sot nga vetë Luana, e cila postoi një foto në llogarinë e saj në snapchat. Foto ishte shkrepur pikërisht në Festivalin e Shkodrës shumë vite më parë. “Në festivalin e Shkodrës, duke kënduar duetin tonë të parë. Kam qenë më e shkurtër se Marina atëherë”, shkruan Luana.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *