KreuFashion

Përse duhet të konsumoni kanellën

Përveçse bën ëmbëlsirat më të shijshme, kanella ndihmon në luftimin e disa sëmundjeve, kanë zbuluar studimet e ndryshme.

Lufton diabetin

Studimet e kryera në lidhje me diabetin e tipit 2, kanë treguar se kanella është shumë e mirë për ta luftuar atë. Nëse konsumoni gjysmë luge kafeje me kanellë çdo ditë për 4 muaj, ju mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak  dhe mund të përmirësoni funksionin e insulinës në trup. Nëse i shtoni ëmbëlsirave pak kanellë, kjo do të ulë ndjeshëm ndikimin negativ që sheqeri mund të ketë në organizmin tuaj.

Anti-Mikrobik

Kanella mund të vrasë bakteret, viruset dhe disa sëmundjet që u rezistojnë medikamenteve. Për këtë arsye është e këshillueshme që pjatave tuaja t’i shtoni pak kanellë.

Anti-Inflamator

Inflamacioni është i rëndësishëm për mbrojtjen e trupit por niveli i lartë i tij mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve kronike si kanceri dhe Alcajmer. Kanella është një erëz anti-inflamatore dhe si e tillë mban nën kontroll molekulat inflamatore.

Mbrojtës për zemrën

Kanella ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe mbron atë të mirin. Ajo gjithashtu mund të ulë tensionin dhe nivelet e trigliceriteve duke përmirësuar kështu shëndetin e zemrës

Përmirëson kujtesën

Në studimet e kryera mbi kafshët është vënë re se kanella ndihmon shumë në përmirësimin e kujtesës, në aftësinë e të mësuarit të trurit  dhe në reduktimin e stresit të tij. Një tjetër studim ka treguar se kanella mund të mbrojë neuronet te pacientët me sëmundjen e parkinsonit dhe madje në disa raste edhe vetëm aroma e kanellës nxiste përmirësimin e kujtesës.

Anti-kancerogjene

Kanella mund të ngadalësojë zhvillimin e tumorit, kjo gjë është venë re në studimet e kryera mbi kafshët, por për fat të keq deri më tani nuk është kryer një studim i tillë edhe për njerëzit. Kjo erëz vret një molekulë të quajtur NF-kappa B dhe proteina të tjera të cilat ndihmojnë që kanceri të rritet dhe të përhapet .

Rregullon ciklin hormonal femëror

Në një studim të kryer nga shkencëtarët e universitetit të Kolumbisë në Nju Jork, u vu re se kanella përmirësonte rregullimin e ciklit menstrual te gratë e prekura nga sindroma policistike ovarian.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF