Kush e fitoi konkursin e Bordo “Të ngjashëm me të famshëm”? 0 273

Një tjetër konkurs nga revista Bordo, përzgjodhi një fitues!



Bëhet fjalë për konkursin, “Të ngjashëm me të famshëm”, ku ndjekës të revistës Bordo, dërgonin foto të tyre ku ngjasonin me personazhe të njohur.Kushdo që kishte dëshirë, mund të bëhej pjesë e konkursit, duke dërguar foton personale bashkëngjitur me sozinë e tyre, personazh të njohur. Fotoja që do kishte mzë shumë like, fitonte një dhuratë. Paola, vajza që ngjante me aktoren e famshme turke, Tuba Büyüküstün, u bë fituese e një shërbimi në My Gym, My Spa. Paola nuk ishte në dijeni që fotoja e saj po qarkullonte në rrjetet sociale të Bordo, pasi ishte shoqja e saj e cila mori iniciativën të sillte në redaksi, fotot, ku dukej qartë ngjashmëria e saj me aktoren. Menjëherë pas publikimit, Paolës i kishin dërguar sms të ndryshme, ku dhe ajo vetë u ndje e surprizuar.  “Ishte vërtetë një surprizë e bukur, nuk e prisja, faleminderit Bordo për dhuratën!”- u shpreh Paola pas vizitës në redaksi.  Në këtë galeri fotosh mund të shihni Paolën, e cila vizitoi qendrën My Gym, My Spa, për të përfituar dhuratën! 

Ky nuk është konkursi i vetëm i Bordo!  Krijoni kompozimin tuaj me numrin e ri të revistës Bordo, në këtë prag festash, e bëhuni fitues të syzeve ‘vintage’ nga Italoptik! Nxito, fituesi mund të jesh ti!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *