‘Bota’ e Linda Halimit fiton festivalin në RTSH

Festivali i fundvitit të RTSH përzgjodhi mbrëmë triumfuesen e kësaj gare. Linda Halimi pas disa pjesmarrjesh në këtë kompeticon duket se më në fund ia doli. Kënga e saj e titullluar ‘Botë’, u cilësua si kënga më e mirë nga juria, ndërsa publiku  e renditi në vend të tretë. Me një kompozim nga Klodian Qafoku dhe tekst të Gerard Xhari, kënga Botë do të udhëtojë së shpejti në skenën e Eurosong i cili do të mbahet këtë vit në Ukrainë. Linda Halimi e cila prej disa vitesh jeton në Amerikë, ka shprehur gjithmonë dëshirën e saj për të fituar garën më të rëndësishme sipas saj të këngës në Shqipëri. Në një postim të gjatë në llogarinë e saj në facebook fituesja ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e këngës, publikun e jurinë. “Ëndërr e kahmotshme që mu kthye në realitet. Çfarë nderi të përfaqësoj popullin tim shqiptar në një skenë kaq gjigande siç është Eurovision Song Contest”, është shprehur Halimi. Ndërkohë karrierën  esaj artistike Halimi e ka vijuar edhe përtej oqeanit aty ku prej vitesh jeton ku vetëm pak muaj më parë mori pjesë në një prej spektakleve të njohur si American Idol

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *