KreuBusull

Djepi i krishtërimit, Betlehemi

Betlehemi në Çisjordani, territor palestinez i pushtuar prej një gjysmë shekulli nga Izraeli është vendi i lindjes së Jezusit sipas traditës së krishterë por mbetet gjithashtu një vend i shenjtë për judaizmin dhe islamin.

– Qytet i shenjtë për tri fetë e mëdha –

Në zemër te Betlehemit, Kisha e Lindjes, e ndërtuar në shekullin e IV në zonën e lindjes së Jezusit një vend magjepsës që tërheq pelegrinë të krishterë dhe myslimanë. Shpella nën Bazilikë shfaqet në formën e një dhomë të nëndheshme në formë drejtkëndëshi e shtruar me mermer.

Ndërtesa nën administrimin e tre Kishave të krishtera (ortodokse, katolike dhe armene) ka pësuar transformime përgjatë shekujve. Myslimanët kanë të drejtë të kryejnë lutje në krahun jugor të saj.

Betlehemi zë një vend të rëndësishëm në Bibël. Kjo zonë njihet fillimisht në Gjenezë me emrin Efrat, zona ku vdiq Rakela, gruaja e patriarkut Jakob, nipi i Abrahamit.

Varri i Rakelës në rrethinat e qytetit është vendi i tretë i shenjtë i judaizmit, pas Malit të Tempullit në Jeruzalem (sheshi i xhamive për myslimanët) dhe varri i Patriarkëve në Hebron (xhamia Ibrahim për myslimanët).

– Trashëgimi e UNESCO-s-

Në qershorin e 2012, Kisha e Lindjes është përfshire në mënyrë « urgjente » në Trashëgiminë Botërore të Njerëzimit nga UNESCO, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të Izraelit dhe SHBA-së. Palestinezët e cilësojnë një fitore «historike ».

Në tetorin 2010, UNESCO miratoi një rezolutë që përshkruante varrin e Rakelës si të ishte një xhami, duke konfirmuar xhaminë Bilal Bin Rabah/varrin e Rakelës në Betlehem.

-Procesioni dhe mesha në mesnatë-

Më 24 dhjetor si çdo vit, Betlehemi përjeton atmosferën festive të Krishtlindjesh. Ceremonia nis me një lutje të patriarkut latin që niset nga Jeruzalemi dhe duhet të kalojë Murin ndarës të ndërtuar nga Izraeli.

Shoqëruar nga banda muzikore, me tambure dhe gajde deri në Kishën e Lindjes. Në sheshin e hambarit në Betlehem, zhvillohen ceremoni të larmishme.

Patriarku latin nis më pas ritin tradicional të meshës në mesnatë në kishën franciskane Shën-Katerinë ngjitur me Bazilikën me praninë e shumë udhëheqësve fetarë dhe përfaqësuesve të politikës palestineze.

– E burgosur e murit ndarës izraelit –

Që nga viti 2002, Izraeli ka ndërtuar në Çisjordaninë e pushtuar një barrierë sigurie, e cilësuar si « Muri i Apartedit » nga ana e palestinezëve. Ai ndan Betlehemin nga Jeruzalemi në më pak se 10 kilometra dhe nga territoret palestineze aty pranë. Më 7 prill, Izraeli nisi ndërtimin e murit të tij në një zone me shumicë të krishterë nga Beit Jala dhe fusha e Kremisan, jo shumë larg Betlehemit.

– Dy milionë pelegrinë –

Distrikti i Betlehemit ku banojnë rreth 210.000 palestinezë përfshin Betlehemin (40.000 banorë) Beit Jala, Beit Sahour, rreth 30 fshatra të tjerë dhe tre kampe refugjatësh.

Qyteti që ishte me shumicë të krishterë gjysmë shekulli më parë është aktualisht me shumicë myslimane, por të krishterët kanë luajtur një rol kyç në jetën ekonomike.

Turizmi është burimi kryesor më fitimprurës në qytet. Sheshi i Bazilikës tërheq çdo vit dy millionë pelegrinë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF