Eneda Tarifa dhëmbë më dhëmbë Linda Halimit

I ka ngelur goxhdë në zemër Eneda Tarifës statusi i koleges së saj Linda Halimi, një vit më parë. Pa bërë ende 24 orë nga fitorja e edicionit të 55-të Festivalit në Rtsh, Eneda nuk e ka mbajtur dot më përbrenda mllefin dhe ka publikuar një status, ku pas hyrjes vendos të publikojë rreshtat që vetë Linda kishte shkruar një vit më parë për Enedën.
“Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda ? Bota – “portokall”.
(Këtu perjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta).
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!
Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”!
Ky ka qenë komenti më shpotitës i ditës ndaj Lindës, por kushedi sa statuse të tjërë do të ketë ruajtur Tarifa në arkivën e saj, për t’ua kënduar kolegëve me rradhë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *