KreuFashion

Në Sri Lanka ngrihet pema më e lartë e Krishtlindjeve

Sri Lanka konfirmoi sot se ka thyer rekordin me pemën artificiale të Krishtlindjesh më të lartë në botë, pavarësisht vonesave në ndërtim për shkak të kundërshtimit nga ana e kishës lokale.

Pema u ndërtua me iniciativë të kampionit të kriketit Arjuna Ranatunga në kryeqytetin Colombo.

Mëngjesin e sotëm pema ishte me një lartësi rreth 57 metra, sipas koordinatorit të projektit, Mangala Gunasekera, ose dy metra më e lartë se pema e ndërtuar vitin e kaluar në provincën kineze në Guangzhou (jug).

Pema do të ndriçohet mbrëmjen e sotme me 600.000 drita shumëngjyrëshe, e zbukuruar nga një babagjysh Krishtlindjesh me një lartësi rreth 6 metra me një slitë rreth 12 metra e gjatë.

Libri i Rekordeve Gines  pritet të konfirmojë që kjo pemë Krishtlindjesh është më e larta në botë.

« Objektivi ynë ishte një pemë 100 metra e lartë, por afatet në ndërtim na kushtëzuan të ulim disi lartësinë », tha për median Gunasekera.

Projekti me një kosto rreth 200.000 dollarë është përballur me kundërshtimin e kishës katolike që u shpreh se të hollat duhet të kishin shkuar për bamirësi.

Qëndrimi kundër i kishës shkaktoi një vonesë dhjetë ditore në ndërtimin e pemës », deklaroi Gunasekera.

Është dashur ndërhyrja e kryeministrit Ranil Wickremesinghe pranë kryepeshkopit të Kolombës, Malcolm Ranjith për ta bindur për të dhënë pëlqimin e tij në këtë projekt.

Sri Lanka është një shtet me shumicë budiste, dhe katolikët janë vlerësuar në rreth 1,2 millionë me një popullsi që numëron 21 millionë banorë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF