George Michael, arsyeja e ndarjes nga jeta dhe projektet e lëna në mes!

George Michael u nda nga jeta ditën e djeshme në ditën e Krishtlindjeve, në shtëpinë e tij në Londër. Shumë zëra pranë artistit, nuk shpjeguan arsyen e ndarjes të parakohshme nga jeta. Policia e Thames Valley, e ka përshkruar vdekjen e tij si “të pashpjegueshme, por jo në rrethana dyshuese”. Menaxheri i tij prej shumë kohësh Michael Lippman, ka deklaruar se George u ndaj nga jeta si pasojë e problemeve me zemrën. Artisti mendohet se do t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkaqet e tjera të vdekjes.

“Ju konfirmojmë ndarjen nga jeta të djalit, vëllait dhe mikut tonë të dashur George, i cili u nda nga jeta paqësisht në shtëpinë e tij gjatë kohës së Krishtlindjeve,”-tha publicist i tij.

“Familja do të kërkonte të respektohej privatësia në këtë kohë të vështirë dhe emocionale. Nuk do të ketë komente të tjera për këtë ngjarje,”-shtoi më tej publicisti.

Michael ka shitur më shumë se 100 milion albume gjatë karrierës së tij. Ai kohët e fundit po planifikonte të publikonte një dokumentar në 2017, për jetën e tij, e cila shpeshherë lidhej me incidente të pakëndshme me drogën. Këtë muaj, një tjetër artist i njohur si Naughty Boy, deklaroi se do të lançonte një album me Michael.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *