Qendra Kombëtare e Fëmijëve, më në fund me ambiente të reja 0 338

Me një ndriçim që le për të dëshiruar, kabina elektrike brenda qendrës, libra të mbuluar nga myku, kushte jashtë çdo standarti minimal….Ka qenë ky realiteti i hidhur i Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë, për vite e vite me radhë. Por, jo më…Më në fund 450 fëmijët e talentuar të Qendrës Kulturore të fëmijëve do të mund të kenë një ambient krejt të ri të edukimit artistik, brenda çdo standarti. Drejtorja e kësaj qendre, Monika Lubonja tregon në një status në facebook, gëzimin që më fund ëndrra e saj e kahershme u bë realitet. “Ju pata thënë që suprizat tona nuk kanë mbaruar të dashur fëmi.Dhe erdhi koha të bëjmë dhuratën më të vyer për ju fëmijë të dashur. Gjithashtu një premtim që unë e mora në këtë mandat. Me mbështetjen e Ministres së Kultures, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe me fondin e akorduar nga Qeveria, pas këmbënguljes që s’kam pushuar së pasuri që në marrjen e detyres si Drejtore e Përgjithshme e Qendres Kombëtare të Kultures për Fëmijë, sot pas rreth 10 vitesh nëpër bodrume e me jetën në rrezik, rreth 450 fëmijë të Qendrës Kulturore të Fëmijëve (ish-Pallatit te Pionierëve) kanë sot gati ambientet e edukimit normal artistik brenda çdo standardi. Dhurata jonë për Festat e Fund Vitit ju shkon gjithë fëmijëve të talentuar me një “GEZUAR” që tashmë mund t’ua themi me gojën plot. Gëzuar festat dhe i gezofshi ambientet e reja! Dhe sot jam KRENARE për këtë ARRITJE që bëmë”, shkruan Lubonja.



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *