KreuCelebrity

Foto e Drake dhe Jennifer Lopez tërbon Rihannën! Ja reagimi i saj

Drake dhe Jennifer Lopez janë tashmë një çift, dhe kjo është konfirmuar nga të dy. Ata kanë publikuar foto ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin. Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak ish të dashurës së Drake, këngëtares Rihanna. Pas publikimit të një fotografie nga Lopez ku përqafohej me të dashurin e ri, Rihanna ka vendosur të mos ndjekë më Lopezin, duke i bërë kështu “unfolloë” në Instagram. Xheloze? Do të thoshim që është pikërisht kështu, por shpresojmë që çiftit të ri t’i ecë mbarë, dhe të mos zgjasin aq pak sa Drake me Rihannën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF