Ja cilat modele flokësh do të jenë trend në vitin 2017 0 1674

Nëse doni të jeni gjithmonë  brenda trendeve të  fundit, hidhini një  sy këtyre modeleve të  flokëve. Janë  stilimet të cilat dizajnerat e botës i sugjerojnë  për vitin 2017.

  1. Nxirrni piasterin nga dollapi, pasi këtë vit flokët e drejta të shtrira totalisht pas kokës dhe të  ndara në mes do të jenë shumë në modë . Por, kujdes..Ky lloj modeli do të ngjajë bukur vetëm tek flokët e shëndetshëm dhe të plotë . Gjithashtu kini kujdes me nxehtësinë e piastrës, jo shumë të nxehtë .
  2. Bishti sipër kokës do të jetë  gjithashtu një  trend i 2017-ë s. Bishtin mund ta mbani si të  dëshironi, të shtrirë ose me onde. Sa më shumë ti shtrëngoni, aq më  e tërhequr do të ngjajë
  3. Valëzime shumë të lehta. Këtë lloj modeli mund ta bëni shumë lehtë  me piasterin, duke berë  një  kthesë  të  lehtë gjatë uljes së hekurit të  nxehtë  nëpër flokë. Ndërsa fundi i flokut do të  jetë i drejtë . Këto valëzime do të  jenë  aq të  lehta sa do të  japin idenë  e flokut të  pakrehur pas dushit.
  4. E mbani mend atë baluken e prerë  shkurt në  2016? Sigurisht që   Epo tani ajo të  jetë  rritur duke krijuar një  baluke të  lezetshme mbi ballë . Flokët me gjatësi deri tek shpatullat dhe me baluket tashmë  të rritura, do të  jetë  një  tjetër trend i këtij viti.
  5. Flokë super të gjata. Extention ose jo, kjo  nuk ka rëndësi. Floku i gjatë është  gjithmonë  në  modë . E kemi parë  këtë  model tek Rihanna apo motrat Kardashian dhe do të jetë një ndër supertrendet e këtij fillim viti.
  6. Flokë t e hedhura mënjanë . Oh, ky është modeli më i lehtë që ia vlen ta ndjekësh këtë vit. Nuk duhet të  bëni asgjë , thjesht të lini flokët tuaj në  një  anë , vetëm duke i bërë një fryrje të  lehtë sipër kokës.
  7. Flokë që  duken si të lagura E kemi parë  tek shumë personazhe të njohur të  showbizit, ne daljet e tyre, nga Gigi Hadid deri tek Kim Kardashian. Mjafton të  mbushni dorën me xhel, ose stilues flokësh dhe ta vendosni nga rrënja e flokut deri tek majat. Do të krijohet idea e flokëve të lagur, me shumë  shkelqim.
  8. Biondja e artë . Përsa i përket ngjyrës së flokëve që do të jetë trend këtë  vit, ajo do të  jetë  bionde e artë e ëmbël. Kjo nuancë  do t’i rrijë  shumë  bukur të  gjitha toneve të  lëkurës.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *