KreuCelebrity

Yjet shqiptare që u bënë prindër gjatë 2016

Ky vit do të mbetet në kujtesë tërë jetën për disa artistë shqiptarë. Kjo për faktin se ata kanë marrë epitetin më të mirë që mund të jetë për një njeri, prind! Disa për herë të parë, e disa për herë të dytë, artistët përmes rrjeteve sociale kanë bërë publike lajmin e gëzuar se janë bërë prindër, përcjell Kolona.info. Ja artistët të cilët përmes statuseve e fotografive kanë bërë publike lajmin se janë bërë prindër.

Shkurt – Edona Llalloshi

Këngëtarja e njohur, në muajin shkurt të këtij viti është bërë nënë për herë të dytë, e një djali të cilin e kanë pagëzuar Nur.

Mars – Emina Çunmulaj

Modelja shqiptare nga Mali i Zi Emina Çunmulaj, në muajin mars është bërë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me dy emra Ella Faria. E emri i dytë është emri i nënës së saj të ndjerë. Lajmin e gëzuar ajo e pati bërë menjëherë publike në rrjetet sociale.

“Mirëserdhe e dashura ime, Ella Faria Nazarian. Familja ime e bukur”, ka shkruar Emina.

 Prill – Ergys Kaçe

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, njëkohësisht mesfushori i klbit grek PAOK, Ergys Kaçe në muajin prill është bërë baba për herë të parë. Futbollisti 23 vjeçar është bërë baba i një vajze, të cilën ndjenjë e ka quajtur më të mirën në botë.

Në foton e parë të publikuar në Instagram, Ergysi tregon këmbët e vajzës së sapolindur dhe i lumtur ka shkruajtur: “Ndjenja më e bukur në botë! My princess”.

Maj – Vesa Luma

Vesa Luma, këngëtarja kosovare e martuar me reperin nga Shqipëria Big Basta në muajin maj janë bërë prindër për herë të parë të një djali të cilin e kanë quajtur Liam. Lajmin se është bërë baba e ka dhënë i pari Big Basta.

“Sot, jo vetëm familja jote, por e gjithë bota gëzon, sepse një njeri i mirë erdhi në jetë! Princi jonë, shoku jonë, vëllai jonë, djali jonë!”, shkruan Big Basta në Instagram.

Gusht – Teuta Kurti Luta

Teuta Kurti Luta, e cila ka një vajzë e cila quhet Aya, është bërë nënë për herë të dytë e binjakëve.

Binjakët, vajzë dhe djalë i ka pagëzuar me emra shumë të veçantë, Dar dhe Danah.

 Gusht – Arta Bajrami

Në po këtë muaj është bërë nënë për së dyti herë edhe këngëtarja e njohur kosovare Arta Bajrami Sekiraqa. Këngëtarja e njohur e cila jeton në Gjermani, djalin e ka pagëzuar Ideal Morris Sekiraqa.

Shtator – Ish Miss Shqipëria Suada Sherifi

Bukuroshja e cila ka marr kurorën e Miss Shqipëria, Suada Sherifi në muajin shtator është bërë nënë për herë të parë e vajzës të cilën e ka pagëzuar Dejzi.

Tetor – Teuta Krasniqi

Aktorja e cila është shumë e përfolur në mediet rozë për jetën e saj si personale ashtu edhe profesionale, është bërë nënë për herë të dytë e një vajze. Tara vajza e saj e parë është bërë me motër të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaya.

Nëntor – Stine

Stine dhe partnerja e tij Graciela janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Estia.

I emocionuar Stine ka dhënë lajmin se është bërë prindër me fjalët më të bukura që përshkruajnë ndjenjat e kësaj dite. “Ajo quhet Estia dhe dora e saj tashmë i përshëndet të gjithë”, ka shkruar Stine.

Dhjetor – Aurela Gaçe

Këngëtarja mjaftë energjike nga Shqipëria Aurela Gaçe, pak javë më parë është bërë nënë për së dyti herë. E vajzën e kanë pagëzuar me dy emra të rrallë.

“Abigail(gëzimi i babit) Isabelle (e përkushtuar në Zot). Abigail Isabelle Gjonaj”, ka shkruar Aurela.

Dhjetor – Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço janë bërë prindër të djalit të cilin e kanë quajtur me një emër interesant London Noor.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF