Bota feston 2017-ën në frikë 0 137

Një fishekzjarr gjigant hapi festimet e Vitit të Ri në Sidnei, në rrjedhën e shumë festimeve të tjera nën masa të larta sigurie, në përfundim të një viti të përgjakur nga një seri atentatesh vdekjeprurëse kundër civilëve.

Në Nicë (86 të vdekur) dhe Berlin (12 të vdekur), ku njerëzit që festonin ishin goditur si shënjestër nga kamionët.

Bagdad, Uagadugu, Stamboll, Orlando, Bruksel… Lista është e gjatë e qyteteve të prekur nga atentatet e verbra të 2016-ës.

Por turmat e njerëzve do të mblidhen sot në mbrëmje nëpër rrugët e Azisë, Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës më pas Amerikës për të filluar një vit plot me pasiguri politike dhe gjeopolitike.

Për shkak të ndrysshimit të orës, Sidnei ishte qyteti i parë i madh që filloi numërimin mbrapa nën një mot veror. Fiks në mesnatë (13:00 GMT), 15 milionë spektatorë shijuan një spektakël piroteknik me të gjitha ngjyrat sipër qiellit të gjirit emblematik dhe operas së tij fotozhenike.

Spektakli i bëri homazhe disa prej të zhdukurve të mëdhenj të vitit 2016, kryesisht yjeve si David Bowie dhe një shi dritash lejla (Purple Rain) për këngëtarin Prince.

Por Australia është gjithashtu në linjë të parë në luftën kundër terrorizmit. Dy mijë policë shtesë ishin dërguar në Sidnei pas arrestimit të një burri për kërcënime të lidhura me Vitin e Ri dhe një komplot terrorist të kapur pak çaste para Krishtlindjeve në Melburn.

Në Seul, qindra mijëra koreanë kanë shënuar Nitin e Ri duke manifestuar për arrestimin dhe largimin e presidentes së shkarkuar nga Parlamenti, Park Geun Hye.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *