Historiku i bojës së flokëve 0 847

Çlirimi i ngjyrave

Përgjatë një udhëtimi nga kohët e lashta kur njerëzit përdornin lule dhe rrënjë bimësh për t’i dhënë flokëve ngjyrë, e deri në shpikjen e bojrave sintetike, është emocionuese sesi ky proces estetik, është një domosdoshmëri për çdo grua, por jo vetëm.Studimet tregojnë se 90 % e grave në botë përdorin bojën, jo vëtem përtë evituar thinjat, por edhe për t’i shtuar atyre kolor.

Bashkë me tendencat e modës, vijnë ngjyrat, e tok me to, edhe ajo e flokut: Nga e zeza tek bjonde platin, e kuqja apo një gamë e pafundme të cilat mund ti hasësh në historinë e bojës së flokëve, nga zanafilla në Egjiptine lashtë, derisa ‘u burgos’ në një kapsulë.

Babilonasit zbuluan të parët bojën e flokëve: të famshmen këna, një pluhur i cili nxirrej nga gjethet e një bime, të cilat pasi thaheshin, përziheshin me ujë, duke i dhuruar flokëve ngjyrëtë përhimtë. Ngjyrosja e flokutishte një art në Indi, ku përdorej shafrani. Në librin ’18 Librat e Sekreteve të Artit dhe Natyrës’ shpjegohen format sesi ngjyroseshin flokët nga e zeza tek e gjelbra, e kuqja dhe e verdha, duke përdorur produkte bimore.

Gjatë Mesjetës, ndër të paktët personazhe që shfaqet me flokët me ngjyrë është mbretëresha Elisabeta I. Asokohe flokët e kuqe quheshin një anomali gjenetike, por që me kalimin e viteve, shumë njerëz preferonin të kishin këtë pigment, pikërisht për të treguar se i takonin një kategorie shoqërore të ngritur.

Epoka e Rilindjes konsiderohet favorizuese për bjondet, një ngjyrë kjo e cila kishte më shumë konotacion engjëllor për gratë e virtytshme.

Në vitet 1800, kimistët e parë filluan të zbulojnë efektet e kimikateve, duke prodhuar ngjyrat sintetike.Gjatë një tentative për të prodhuar një ilaç për malarie, një profesor anglez,William Henry Perkin, krijoi bojën e parë të sintetizuar prej mbetjeve të qymyrit. Formula u përdor më shumë në ngjyrosjen e tekstileve, derisa August Wilhelm von Hofmann zbuloi para-fenilemediaminën, e cila është baza për ngjyrën moderne të flokëve.

Në 1860, zbulimi i peroksidit të hidrogjenit ishte edhe momenti kur boja u kthye në një produkt kozmetik të tej shitur, përpos problemeve që i shkaktonte flokëve dhe skalpit të kokës. Por ishte Wella e cila në fillimit të shekullit të shkuar prodhoi të parën bojë sintetike, e cila ndryshoi kokën e mijëra grave. Asokohe duhej vërtet guxim për ta bërë këtë. Lyerja e flokëve vite më parë ishte eskluzive për prostitutat, ndaj nuk ishte fort e lehtë që gratë të ndryshonin.

Babai i shpikjes konsiderohet Eugene Schueller, I famshëm për idetë inovative. Kimisti përdori produkte të shëndetshme dhe jo kimikate, duke ofruar një gamë nuancash. Kompania L’Oreale bleu menjëherë formulën, duke hedhur në treg shishen e parë të bojës së flokëve në 1932. Suksesi i Schueller ishte tek zgjerimi i gamës së ngjyrave, ku brunet dhe bjondet ishin më të preferuarat. Viti 1934 shënoi edhe momentin e shpikjes së termit”Bjonde Platin”, duke ju referuar fytyrës së aktores Jean Harlow, e cila zgjodhi platinin si ngjyrë flokësh për të luajtur në film.

Por suksesi më i madh i takon kompanisë gjermane Schwarzkopf. “Poly Color” u krijua në 1947-ën dhe ishte i pari produkt kozmetike që aplikohej në shtëpi. Ndërsa 3 vjet më pas, ‘Clairol’ shpiku shampon e parë ngjyruese, e cila përdorej gjatë larjes së flokut.

Deri në vitin 1970 boja e flokëve u kthye në një ‘ves’ të pashmangshëm për çdo grua. Slogane si ajo e L’Oréal “Sepse unë jam e vlefshme”, reflektuan dukshëm një ndryshim në qëndrimin e grave ndaj bukurisë së jashtme, duke rritur jo vetëm kujdesin, por edhe shpenzimet. Bumi industrial i bukurisë arriti në vitet ’80-të, kur personazhe të njohur të kinemasë ndryshonin çdo ditë ngjyrën e flokëve. Derisa në ’90-ën loja me tonalitetet e frymëzuara nga rrymat punk dhe rock, arriti kulmin me nuancat blu, rozë apo jeshile.

Sot, produktet e bojës së flokëve përbëjnë përqindjen më të madhe të të ardhurave të industrisë së bukurisë.

 

Histori ngjyrash

 Pas vitit 1968, amerikanët nuk shënonin më në pasaportë ngjyrën e flokëve. Nga tipari kryesor i njerëzve deri në atë kohë, boja theu çdo rregull.

Romakët besonin se ngjyrosja e flokëve ishte simbol i erotizmit të gruas, duke e bërë të duket më e hirshme dhe elegante. Prostitutat lyenin flokët e verdhë përtë dalluar nga të tjerat, për të treguar kategorinë e tyre. Grekët I konsideroninflokët e lyer si simbol të statusit të lartë të gruas dhe superioritetit tësaj.Në periudhën baroke bjondet ishin në modë, sepse lyerja bëhej me sodë. Për të marrë pigmentin ngjyrues nga antikiteti deri më sot, tre janë produktet më të përdorura përflokët: lëvozhgat e arrës, manaferrat dhe uthulla.

 

 

Llojet e lyerjes së flokëve

Katër janë klasifikimet më të zakonshme të lyerjes së flokëve: të përhershme, progresive, gjysëm të përhershme dhe të përkohshme.

Të përhershme

Ngjyra e flokëve permanente (të përhershme) përmban amoniak përzier me oksidues dhe ndryshon përgjithmonë ngjyrënbazë. Amoniaku ndryshon ngjyrën natyrale, ndërsa koha për lyerje zgjat nga 30 – 45 minuta.

Progresive

Ngjyra e flokëve progresive përmban një agjent alkalin tjetër përveç amoniakut. Këtu përqendrimi i peroksidit të hidrogjenit mund të jetë më i ulët, ndaj edhe mbetet ende pigmenti natyral i flokut. Preferohet për të mbuluar thinjat.

Gjysmë – të përhershme

Këto ngjyra depërtojnë thellësisht në boshtin e flokut dhe arrijnë të mbijetojnë edhe pas disa larjeve të vazhdueshme. Përdoret kryesisht për të krijuar hije të lehta karshi ngjyrës origjinale.

Të përkohshme

Ngjyra e flokëve të përkohshme është në dispozicion në forma të ndryshme nga shampot tek xheli, spray apo shkumë. Zakonisht janë të ndritshme dhe më të gjalla se gjysëm permanente dhe janë thuajse të padëmshme.

Çfarë duhet të zgjidhni?

Zgjedhja e bojës së duhur të flokëve është çelësi për të marrë ngjyrën e dëshiruar për flokët tuaj dhe për të minimizuar dëmin. L’Oreal, Revlon, dhe Garnier, janë disa prej markave më të përdorura, por neju sugjerojmë disa, që vërtet ja vlen të shpenzoni.

L’Oreal

Një markë me reputacion jo vetëm për ngjyrën, por edhe për shampo dhe balsam. Ofron një gamë tonalitetesh, nga e zeza te kafja, dhe të guximshme, si e kuqe, e purpurt apo ngjyrë ari. Mundtë zgjidhni L’Oreal Chunking apo L’Oreal Color Pulse.

Garnier

Ka ngjyra të qëndrueshme, por boja ndihmon në ushqyerjen e flokëve, duke minimizuar dëmin. Ngjyrat e duhura: kafe, e zezë, e kuqe dhe bjonde. Prisni rezultate nëse zgjidhni Garnier Nutrisse Cream apo Garnier me Bamboo Extract, sepse nuk janë thjesht bojë.

Revlon

Ngjyrat e flokëve të prodhuara nga kjo markë janë të cilësisë së lartë. Revlon Color Silk vjen në disa nuanca, por specialistët nuk ngurojnë të sugjerojnë të zezën dhe kafen. Tipari më i rëndësishëm i kësaj boje është se amoniaku i lirë e bën flokun e butë.

Manic Panic

Njerëzit e apasionuar pas ngjyrave pazakonta dhe që duan t’i ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme mund të zgjedhin këtë markë, e cila ofron tonalitete shokuese nga bluja tek jeshilja, portokalli apo rozë, si dhe me shkëlqim.

John Frieda

Dy produktet më të njohura të kësaj marke janë John Frieda Precision Foam Colour dhe John Frieda Sheer Blonde Go Blonder Controlled Lightening Spray. E gjeni në formën e shkumës apo të spray dhe konsiderohet vërtet IN.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *