Në mbretërinë e natës 0 178

Edhe një mbret do të falte mbretërinë për të fjetur në një shtrat komod. Asgjë më shumë sesa një shtrat, nuk do t’ju ndihmonte të bënit gjumit e qetë. Ndaj BORDO sugjeron disa nga tendencat më të mira të shtretërve martesorë, atyre ku mbahet ndezur gjatë pasioni dhe ëndrrat thuren butësisht. Mund të zgjidhni mes modeleve klasikë, por keni edhe të thjeshtë dhe të stilizuar.

Minimalist

Frymëzuar nga modelet e viteve ’50, ky stil është i thjeshtë, por edhe i sofistikuar, kjo falë strukturës së ngurtë dhe të njëtrajtshme prej eukalipti.

 

Gjumi në bregdet

Stili i rafinuar për një shtëpi në bregdet përcaktohet dukshëm nga hapësira dhe format e prera, balli i krevatit prej palme, ngjyra e sidomos këmbët e stilizuara.

 

1001 net

Në një shtrat të tillë Sheherezade tregonte rrëfimiet e saj, ndaj marka Anthropologie, krijoi pikërisht një vend të tillë, duke i dhënë rëndësi maksimale atmosferës.

 

Pasionant

Dizenjuar nga Ralph Lauren ky shtrat e ka zanafillën nga punimet afrikane, duke të joshur me mozaikun e thurur, e nën të platforma e drunjtë njësh me tokën.

 

Kanapeja e natës

Silueta i ngjan saktësisht një kanapeje të stërmadhe: forma e stilizuar nxjerr në pah materialin në ballë të krevatit i cili lidhet me struktura druri që plotësojnë tablonë klasike.

 

Intimiteti i lisit

Ngrohtësia e drurit të lisit i dhuron dhomës intimitet të papërsëritshëm, dekoruar në ekstremitete me material liri, ndërsa kulmet dekorohen me shufra art-deco.

 

Stil kolonial

Një model klasik, i cili pasqyron përjetësisht stilin anglez kolonial përmes detajeve ekzotike, linjave të rafinuara dhe punimeve deri në detaje me dorë.

 

Platformë çeliku

Vendi i ëndrrave ka një dizenjo minimaliste: platformë prej tubash çeliku, e cila thyhet me një teksturë të ngrohtë poliestre në pjesën ballore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *