KreuArt

Një surprizë fantastike nga hapësira për Vitin e Ri

Vjen nga hapësira një urim i veçantë për një vit të mbarë për gjithë planetin. Këtë e bën qendra “Johnson” e NASA-s duke publikuar një video që përmbledh fotot më të bukura të Tokës të bëra gjatë vitit 2016 nga austronautët në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Imazhet më të bukura, 16 gjithësej, janë publikuar në “Flicker” dhe janë përmbledhura në një video të publikuar në “YouTube”. Fillohet me një foto natën të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku dallohet rjeti i rrugëve të ndriçuara dhe më  poshtë e mrekullueshmja “Palm Island”, ishulli artificial i ndërtuar për të pritur rezidenca luksoze dhe struktura tregtare.

Vazhdohet më pas me liqenin Nasser, në Egjipt, më pas vjen spektakli që dhurojnë retë mbi oqeanin Atlantik, duke vijuar me stuhitë në qiejt e Kinës dhe Filipineve. Mahnitëse ngjyrat e liqenit të kripur të Urmias, në Iran, tashmë i destinuar të zhduket për shkak të avullimit të vazhdueshëm të ujit.

Në 180 sekonda video shkohet edhe në Japoni, me majën e mbuluar nga dëbora të njërit prej simboleve të tij, mali Fuji. Qëndrojmë akoma në Azi me vullkanin indonezian Sangeang. Duke u spostuar në Evropë është tërheqëse fotoja e kraterit të vullkanit të ishullit grek Santorini.

Në Amerikën e Jugut vazhdojmë  me mozaikun e fushave të nxjerrjes së kripës në shkretëtirën “marsiane” Atacama në Kili, me rezervën natyrale braziliane të Itaparica dhe me akujt e Patagonisë.

 Në fund, qershia mbi tortë, janë qielli i australisë i ngjyrosur nga aurorat dhe e kuqja e një perëndimi spektakolar mbi Atlantik.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF