Keni pirë shumë alkool një natë më parë?Ja si ta kaloni sikletin e dehjes së mbrëmshme. 0 130

Keni pirë shumë një natë më parë dhe sot sigurisht që po paguani çmimin. Dhimbje e tmerrshme koke, marrje mendsh, përzierje në stomak, dëshira për të qëndruar vetëm në shtrat, janë disa arsye që ju bëjnë të mendoni se nuk do të pini më kurrë. Ja disa mënyra se si ta kaloni më lehtë ditën pas dehjes së mbrëmshme.

  1. Pini sa më shumë ujë. Konsumimi i alkoolit bën që trupi ynë të humbë shumë lëngje, duke na lënë të dehidratuar. Prandaj këshillohet që pasi e keni tepruar me alkoolin, të mbani një shishe me ujë në mënyrë që herë pas herë të bëni dehidratimin e trupit tuaj. Edhe përdorimi i lëngjeve të frutave do të ishte një zgjedhje efektive.
  2. Kujdes me medikantet për dhimbjen e trupit, apo të kokës. Gjëja e parë që secili prej nesh bën kur ka dhimbje koke është të marrë medikament me përmbajtje aspirine apo iboprufen. Por në rastin kur një ditë më parë keni konsumuar shumë alkool, nuk duhet të harroni se stomaku dhe mëlçia juaj janë shumë delikatë dhe përdorimi i këtyre medikamenteve do ta përkeqësonte situatën. Ndaj flisni me mjekun tuaj i cili e njeh organizmin tuaj dhe vetëm ai mund t’ju sugjerojë ilaçin e duhur.
  3. Multivitaminat do të ndihmonin shumë në plotësimin e vitaminave që ju keni humbur gjatë përdorimit të tepërt të alkoolit.
  4. Hani me kujdes. Shumë njerëz mendojnë se të hash një dietë të mbushur me yndyrna do të ndihmojë në përthithjen e alkoolit, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Patatja, bananja dhe zarzavatet jeshile janë të këshillueshme për të rregulluar stomakun tuaj.
  5. Pushoni sa më shumë. Mos harroni që trupit i duhen 72 orë për tu pastruar nga alkooli, ndaj jepini trupit tuaj pushimin e duhur për të marrë veten.
  6. Ajrosni shtëpinë apo ambientin ku jetoni dhe merrni frymë thellësisht. Vini një palë size të errëta për të ruajtur ndjeshmërinë e syve tuaj dhe dilni në ballkon apo në bahçe, për të mbushur mushkëritë me ajër të pastër.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *