Yamato, një shije e freskët, por edhe e shëndetshme 0 302

 



Dimri ka ardhur bashkë me të ftohtin, por i vetmi vend ku mund të ndiesh një aromë te ngrohtë  është restorant Yamato, jo vetëm nga shija unike e kuzhinës japoneze, e vetmja ne kryeqytet, por edhe nga stili i arredimit të restorantit. Por, mund të porosisni sushi, sashimi apo të tjera receta japoneze që mbërrijnë në pak minuta në shtëpi apo zyrën tuaj.

Ndaj këtë herë kemi vendosur të flasim për shijet e freskëta të Yamato, dhe të mirat shëndetësore që përfiton trupi ynë, sepse filozofia e kuzhinës japoneze qëndron tek balanca e përsosur e produkteve që ka çdo gatim, duke i shërbyer jo vetëm shqisës së shijes, por edhe organizmit në formën më të shëndetshme.

Le ta nisin me Sushin. Fjala “sushi” nuk është fort e qartë për japonishten e përditshme, por përtej saj receta më e famshme japoneze, nënkupton peshkun e papërpunuar, atë krudo siç quhet në gjuhën e gastronomisë moderne.

Sushi është oriz me uthull balsamike dhe përbërës të tjerë. Ndërsa Sashimi, është fileto peshku krudo, por që nuk shoqërohet me oriz si sushi.

Receta tradicionale e sushit ishte peshk i fermentuar me oriz të ruajtur në kripë, dhe kjo ishte një pjatë bazë në Japoni për një mijë vjet deri në periudhën Edo (1603 – 1868), kur nisi të zhvillohej sushi modern. Fjala ‘sushi” do të thotë “e athët”, ç’ka reflekton origjinën e ruajtjes në kripë. Sushi tradicional kërkon shumë kohë për t’u përgatitur për shkak të hapave të domosdoshëm të fermentimit, ndërsa sushi modern është zhvilluar për të qenë një ushqim i shpejtë.

Sushi në Japoni është shumë i thjeshtë dhe nuk përmban më shumë se një lloj peshku ose perimeje. Madje në Japoni, Sushi nuk ka formë roll-on, siç i shohim kudo, gjithashtu nuk shërbehet me avokado. Përsa i takon përbërësve, japonezët e preferojnë sa më të thjeshtë. Ata nuk përziejnë Wasabin në salcën e sojës; e nëse duan, hedhin vetëm pak. Xhinxheri shtohet për të qartësuar shijen dhe konsumohet pas çdo cope. Japonezët gjithashtu nuk i shtojnë salca sushit, as majonezë me erëza apo salcë Unagi. Nëse doni të përjetoni një sushi si puritan, ju duhet të ndjeni tek peshku aromën e freskët të oqeanit, duke mos e tepruar me salcë soje, wasabi, xhinxher ose salcat e tjera. Çdo copë sushi është menduar të jetë sa një kafshatë dhe aspak më e madhe se kaq.

 

 

Sushi? Sepse janë të shëndetshme!

Ka shumë arsye përse duhet të shkoni në Yamato për të provuar Sushi e shumë receta fantastike të kuzhinës japoneze. E para sepse restoranti Yamato, përdor për këto receta të gjitha produktet më të mira. Dhe nëse shihni me kujdes tek të gjitha llojet e Sushi-it që ofrohen në Yamato, do të zbuloni edhe efektin e shëndetshëm që kanë në organizmin tuaj, kjo falë përbërësve të zgjedhur. Restorant Yamato sjell për lexuesit e Bordo, disa tipe sushi.

Nigiri ose nigirizushi

Është një masë orizi e ngjeshur fort me uthull balsamike orizi, e cila shtypet fort me pëllëmbë duke i dhënë formë gjatësore. Shtohet pak wasabi, ndërsa sipër vendoset një fetë e hollë peshku. Ato janë menduar për t’u ngrënë me gishta: kape me gishtin e madh dhe atë tregues, ngjyejeni në salcë soje dhe shijojeni.

Rrollsa Maki ose makizushi

Copa në formë cilindrike me oriz dhe përbërës të tjerë të cilat mbështillen rreth Nori, një fletë alge deti, shtoni një fetë të hollë kastravec dhe letër soje. Ato vendosen në një masë prej bambuje për t’i dhënë formë dhe më pas priten në formë cilindrike në copa të vogla. Mund të hahen me gishta.

Çfarë e bën Sushin ndryshe nga ushqimet e tjera?

E vërteta është që sushi është ndryshe nga ushqimet e tjera, për shkak të balancës së krijuar tek përbërësit ushqimorë si dhe mënyra sesi shërbehet, duke e kthyer në një pjatë të adhurueshme. Edhe përfitimet shëndetësorë për të cilat ka nevojë trupi janë në një ekuilibër të përsosur. Të hash sushi me peshk si salmoni është e mahnitshme, sepse peshku është i njohur për vetitë ushqyese, nga proteinat tek acidet yndyrore omega-3 që janë shumë të mira për trupin dhe përmbajnë kompleksin e vitaminës B.

Tre përbërësit e çmuar të kuzhinës japoneze

Po ju zbulojmë tre përbërës sekretë që kanë të mira të drejtpërdrejta për shëndetin, nëse do të provoni të bëni kombinime ato.

Wasabi përmban agjentë anti-microbialë të cilët janë të dobishëm për eliminimin e baktereve. Avujt Isothiocynates parandalojnë rritjen e shtameve të ndryshme bakteriale, si myku apo majaja. Një tjetër veçori e kombinimit të Sawa Wasabi me Helicobacter Pylori, është sepse ka aftësi të eliminojë bakteret në organizëm, duke e kthyer në një vakt të shkëlqyer me peshk krudo. Mos harroni! Peshku krudo, priret të tërheqë bakteret gjatë përgatitjes sepse konsumohet i gjallë.

Uthulla e orizit ka një sasi të konsiderueshme të acidit acitik, duke ndihmuar organizmin në procesin e tretjes. Ajo gjithashtu e ndihmon trupin të marrë shumë vlera ushqyese nga ushqimet që ju hani. Kështu trupi juaj do të jetë në gjendje për të thithur më shumë kalcium, kalium dhe vitamina të cilat janë të dobishme për shëndetin.

Xhinxher është përdorur për shekuj për vetitë e saj kurative, pasi ul rrezikun e shumë problemeve shëndetësore që lidhen me stilin e jetesës.

Jeto shëndetshëm

Këto dy produkte tërësisht të gjelbra sjellin shumë përfitime për trupin dhe shëndetin. Kaliumi është një mineral i rëndësishëm që shumica e njerëzve nuk e marrin mjaftueshëm. Avokado përmban sasi të larta kaliumi, i cili ndihmon presionin e gjakut, ndërsa bizelet forcojnë sistemin imunitar, eshtrat dhe sistemin kardiovaskular.

Kjo është arsyeja pse restorant Yamato është një mundësi jo vetëm për t’u ushqyer, por edhe për të marrë më të mirën për shëndetin, sepse filozofia e tyre bazohet te balanca e krijuar tek ushqimi dhe hulumtimet e pafundme në përmirësimin e recetave përmes një kuzhinieri i cili sjell jo thjesht shijen tradicionale të kuzhinës japoneze në Tiranë…

 

Adresa: Rruga Ibrahim Rrugova, Pallati 24, Kati -1, Tiranë, Albania

Porosit ju vjen në shtëpi dhe zyrë: Telefon: 0666006905 / 042258238

Facebook: www.facebook.com/yamato.tirana

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *