Drake dhe Jennifer Lopez kalojnë natën e ndërrimit të viteve bashkë

Pas thashethemeve se Jennifer Lopez anuloi performancën e saj në Miami në natën e ndërrimit të viteve për të kaluar kohë me (ndoshta) të dashurin e saj të ri Drake, këngëtarja në fakt është parë në koncert atë natë në Las Vegas… e më pas është parë me të.

Lopez është fotografuar në tavolinën e Drake në klubin e natës “Hakkasan” ku ai luante muzikë. Është raportuar se ajo ka mbërritur me reperin rreth orës 10 të mbrëmjes për darkën që kishin rezervuar me një grup prej 40 vetësh e më pas është parë duke kërcyer. Jennifer zgjodhi të vishej me një fustan të zi dhe një peliçe të bardhë dhe është kujdesur për të mos rënë në sy.

Gjatë koncertit Drake nuk i është referuar asnjë çast Jennifer-it por raportohet se të dy u larguan kapur për dore nga dera e pasme rezervuar për punonjësit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *