KreuArt

Detajet nga programi: A do ketë lidhje dhe seks në “Big Brother”?

“Big Brother” po pritet me kërshëri nga shumë shqiptarë dhe fansat e tij duan të dijnë sa më shumë rreth ndryshimeve që prite të ndodhin. Një prej tyre është pranimi i çifteve të martuara në shtëpinë e famshme. Por çfarë ndryshimesh të tjera do të ketë? Ao do të lejohet krijimi i lidhjeve të reja dhe seksit brenda shtëpisë? Arbana Osmani ka zbuluar disa detaje.   “Ndryshe nga të gjitha vitet e tjera, këtë vit, së bashku me Alessia-n, e cila do të vazhdojë të jetë autore e Big Brother, është menduar që të jetë një program që do të përcjellë vlera” ka thënë ajo. Ndryshe nga të gjithë vitet e tjera, rrëfen Arbana, këtë vit Big Brother do të fokusohet tek dashuria, ndaj edhe janë më të hapura pjesëmarrjet në ҫift: të dashur, të fejuar, të martuar. Por nuk është kjo e vetmja risi. Moderatorja enjohur e Top Channel tregon se këtë vit: “I gjithë mekanizmi do të jetë ndryshe, pra do të jetë si një çorape e kthyer mbrapsht. Nëse më përpara kërshëria ka qenë “a do ketë lidhje brenda në Big Brother” dhe “a do kryhen marrëdhënie seksuale në Big Brother”, këtë vit, me sa di unë, nuk do të lejohen njerëzit që të kryejnë seks në Big Brother, është rregull i padiskutueshëm. Nëse thyhet, ata do të përjashtohen”, tha ajo.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF