Bashkëshortja e Dr. Florit reagon për shkrimet në portale

Ditët e fundit, Blerina Kondi, bashkëshortja e artistit të ndjerë Dr.Flori, ka rënë pre e hakerave të cilët kanë sulmuar llogarinë e saj në Instagram. Nga faqja e saj janë fshirë të gjitha fotografitë dhe videot që nga media janë komentuar si të fshira nga vetë Blerina. Nisur nga këto spekulime, vjen edhe reagimi i saj:

“E di që s’duhet të merrem fare me këta pseudo gazetarë që për disa klikime më shumë nuk kursejnë të hedhin baltë mbi këdo, por në respekt të të ndjerit, bashkëshortit tim, e ndej si detyrim të sqaroj edhe një herë që llogaria ime në Instagram ishte vjedhur duke fshirë kështu çdo foto dhe video që kisha. Unë kam arritur ta rimarr por pa mundur të kthej fotografitë dhe videot e mëparshme…gjë e cila është përkthyer në mënyrë të neveritshme nga portalet.”

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *