Shtatzëna e diagnostikuar me kancer sjell mrekullisht në jetë katërnjakë 0 102

Kayla Gaytan u diagnostikua me kancer në gjak disa muaj më parë. Doktorët i thanë se kishte vetëm 50%mundësi  që ajo të jetojë dhe që me shumë gjasa nuk do të bëhej kurrë me fëmijë. Por mrekullisht pas disa javësh 29-vjeçarja pas një vizite rutinë në spital merr lajmin e mrekullueshëm se është shtatzënë dhe madje brenda trupit të saj po rrihnin 4 zemra. Ajo priste katërnjakë, 2 vajza dhe 2 djem. Për shkak të kancerit i cili vijonte të ishte aktiv në trup, Kaylas iu desh që në javën e 30-të të shtatzënisë t’i nënshtrohej operacionit cezarian për të shpëtuar bebet. Më 30 dhjetor katërnjaket e saj erdhën në jetë si një mrekulli e dërguar nga Qielli. Lillian, Victoria, Michael dhe Charles gëzojnë shëndet të plotë dhe nëna e tyre i sheh ata si forca më e madhe të cilët e bëjnë të ketë besim të fortë se një ditë do ta mposhtë edhe kancerin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *