KreuCelebrity

A u vra George Michael nga një mbidozë droge?

George Michael u nda nga jeta natën e Krishtlindjes por ende nuk ka një raport zyrtar lidhur me shkakun e vdekjes së tij. Dyshimi më i fundit flet për vdekjen e mundshme të tij nga një mbidozë droge. Hetuesit kanë pyetur ish të dashurin e tij, Fadi Fawaz, lidhur me veprimet e fundit të këngëtarit dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e mbidozoës së drogës. Fadi Fawaz, një parukier profesionist, u pyet për disa minuta nga policia por nuk bëri asnjë koment për mediat. Michael ka pasur një histori të gjatë të përdorimit të drogërave dhe ka qenë në një klinikë rehabilitimi për të shpëtuar nga “djajtë e tij”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF