Dietë 14-ditore për të humbur peshë 0 290

Kohëve të fundit të kujdesurit për ushqimin që zgjedhim të hamë është kthyer në një trend. Megjithatë pavarëisht informacioneve të shumta që na ofron interneti, shpeshherë shumë prej nesh janë gjithmonë në kërkim të një diete ideale për të humbur ato kilogramët që duken të tepërta. Nutricionistja Albana Daka sjell për lexuesit e BORDO një dietë e cila duhet ndjekur për 14 ditë. Dieta quhet pastrami i organizmit nëpërmjet detoksifikimit dhe vijon si më poshtë:

E Hënë

Mëngjesi: lëng portokalli/2 mollë

Mesditë:1 portokall/1 mollë

Dreka: supë perimesh dhe fileto pule në avull

Pasdite: 1 portokall/1 mollë

Darka: perime të ziera

E Martë

Mëngjesi: 2-3 kivi

Mesditë: lëng shege

Dreka: Sallatë lakër e bardhë /e kuqe e karrotë dhe  fileto peshku

Pasdite: 2 kivi

Darka: Një pjatë thjerrëza

E Mërkurë

Mëngjesi: l banane

Mesditë: lëng molle -karrote

Dreka: rizoto me perime dhe fileto pule në avull

Pasdite: 1 banane

Darka: supë pule

E Enjte

Mëngjesi: lëng portokalli

Mesditë: 3-4 mandarina

Dreka: supë brokoli dhe peshk me perime

Pasdite: 3-4 mandarina

Darka: sallatë cezar

E premte

Mëngjesi: 1/4 ananas

Mesditë: lëng shege

Dreka: Fasule dhe sallatë spinaqi

Pasdite: lëng karrote

Darka: 2 vezë omëletë (me perime sipas dëshirës)

 

E Shtunë

Mëngjesi: lëng molle-panxhar-karrotë

Mesditë: 2 kivi

Dreka: supë patate-finok dhe role pule me perime sipas dëshirës

Pasdite: 2 kivi

Darka: supë me bishtajore (fasule, bizele, thjerreza, soja)

E Diel

Mëngjesi: lëng qitro

Mesditë: 1/4 mango

Dreka: supë kungull-karrotë  dhe fileto pule në avull me brokoli dhe lulelakër

Pasdite: 1 banane

Darka: perime të ziera

 

Shënim: Çajra bimore me shumicë gjatë ditës, erëza me shumicë, limon e jo uthull ne sallatëra, sasi e limituar yndyre.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *