George Clooney dhe Amal po presin binjakë 0 121

Ata janë një ndër çiftet më të dashur të Hollywood-it. Një lajm shumë i bukur vjen nga George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal. Sipas tabloidit Dailystar avokatja është shtatzënë dhe po pret binjakë. Ajo kohët e fundit nuk ka qenë pothuajse fare prezente në publik dhe sipas mediave të huaja, pritet që bebet të vijnë në jetë në muajin mars. Ky lajm ka nisur të qarkullojë, pasi nje burim i afërt me çiftin ka folur për mediat. Megjithatë deri më tani nuk ka patur asnjë konfirmim nga ana e Clooney dhe Amal. Urojmë që kësaj here lajmi të jetë i vërtetë, pasi menjëherë pas martesës së çiftit u aludua edhe një herë për një shtatzëni të mundshme të avokates, por që rezultoi  një alarm fals.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *