Linda Halimi: Si më erdhi propozimi për të kënduar në festivalin e RTSH-së

E ftuar te “Rudina”, Lindita Halimi, fituesja e festivalit të 55-të të RTSH tregoi detaje nga realizimi i këngës “Botë” dhe pjesëmarrja në festivalin e këngës. “Ka qenë propozim i producentit Klodian Qafoku, të cilin nuk e kam takuar nga afër, por kemi folur online. Ai më dërgoi një mesazh, ku më thoshtë se kishte një këngë dhe më pyeste nëse doja ta këndoja, sepse e kishte krijuar për mua. Unë kisha disa angazhime në Amerikë, por më pëlqeu si ide dhe s’kisha si t’i thoja jo festivalit të këngës, është skena më e madhe shqiptare dhe nëse një artist do të prezantohet në mënyrë sa më dinjitoze, ta dëshmojë veten se di të këndojë, mendoj që është skena e festivalit”, u shpreh Linda Halimi për bashkëpunimin e këngës pjesëmarrëse në RTSH.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *