KreuStil Jetese

Pas letrës së nënës së Atjonit, reagon babai i Serxho Martinianit: Dhimbja ua ka errësuar gjykimin

Pas letrës së Eda Zhitit, vjen edhe reagimi i babait të Serxho Martinianit, të mbijetuarit të aksidentit tragjik të mëngjesit të 20 dhjetorit 2014, që i mori jetën shokut të tij, Atjon Zhitit. Për gazetën “Panorama” Leonard Martiniani rrëfen qëndrimin e tij, se i biri ka qenë shok me Atjonin dhe vlerësimet për këtë të fundit i ka shprehur në një emision. “Vlerësimet e djalit tim për shokun e vet i keni dëgjuar edhe vetë, ai flet me superlativa për të. Shumë pozitiv, shumë djalë i mirë.  Shkrimi që ju thoni ka goxha fyerje, a ku di unë se si ta quaj. Ne gjithmonë e kemi vlerësuar se ata, pra familja Zhiti, vërtet ka pasur një dhimbje të madhe dhe mendoj se dhimbja ua ka errësuar gjykimin. Dhe po i bën që të nxjerrin gjëra që nuk janë të sakta. Fyerje për Serxhon vetë, për të ëmën, për mua”, është shprehur i ati i Serxho Martinianit. Lidhur me letrën, z.Martiniani shton se, është qëndrim i familjes Zhiti dhe nuk do donte ta komentonte. Një nga pakënaqësitë në letrën e hapur të Eda Zhitit (nënës së Atjon Zhitit) është edhe shmangia që i është bërë prindërve të Atjonit për të takuar dhe komunikuar me shokun e mbijetuar të të birit.

“Nuk është e vërteë. Fakti është që im bir ka folur në telefon me të atin  e Atjonit. Në ato fillime kur ne sapo kishim ardhur nga Gjermania. Ai i është shprehur që donte ta takonte dhe Serxho i ka thënë që kur të dojë të vinte ta takonte. Kjo pasi djali im është me karrocë dhe e ka të pamundur. I ka bërë edhe ato pyetjet që ai donte t’i bënte, pak a shumë se si ka ndodhur aksidenti dhe i ka marrë përgjigjet që donte të merrte. Madje, një nga arsyet përse im bir ishte në emision në dhjetor, ishte pikërisht që në mënyrë indirekte t’ua jepte ato përgjigje që ata donin. Gjithçka çfarë ata pyesin, përgjigjet i kanë aty. Ku po shkonin, çfarë po bënin, ku kishin qenë atë natë, çfarë marrëdhëniesh kishin me njëri-tjetrin, këto janë pyetjet dhe përgjigjet I morën”, është shprehur Leonard Martiniani.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF