KreuArt

Sot, ditëlindja e 97-ë e Sandër Prosit

Pasditen vone te dates 6 janar, Teatri Kombetar i ka dedikuar një status lindjes së aktorit të madh të kinematografisë shqiptare.  “Kanë kaluar 97 vjetë që prej lindjes së aktorit tonë të madh Aleksandër Prosi i njohur nga publiku me emrin Sandër Prosi, një nga figurat më të shquara të kinematografisë dhe teatrit shqiptarë. Vlerat e tij aktoriale dhe finesa e interpretimit do të mbeten gjithmonë te pavdekshme në karakteret e interpretuara prej tij. Sandër Prosi ka interpretuar në teatër në shfaqjet: “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja” etj. Ndërsa në kinematografi ai numëron akoma më shumë role në filmat : “Detyrë e posaçme” (1963), Vitet e para (1965), “Horizontet e hapura” (1968), “Plagë të vjetra” (1968), “Guximtarët” (1970), “Gjurma” (1970), “I teti në Bronz” (1970), “Mëngjese lufte” (1971), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Shtigje lufte” (1973), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1975), “Në fillim të verës” (1976), “Përballimi” (1976), “Fijet që priten” (1977), “Njeriu me top” (1977), “Gjeneral Gramafoni” (1978), “Udha e shkronjave” (1979) etj, duke numëruar kështu 80 role në teatër e kinematografi. Ai vdiq tragjikisht në moshën 65 vjeçare gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur” duke lënë një boshllëk të thellë në kinematografinë dhe teatrin shqiptarë. Falë kontributit të tij të jashtëzakonshëm në fushën e artit Aleksandër Prosi është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF