KreuStil Jetese

17 vendet që duhen vizituar patjetër, CNN rendit dhe Shqipërinë!

CNN ka bërë një shkrim lidhur me turizmin duke sugjeruar 17 vendet që duhen vizituar. Mes tyre është edhe Shqipëria. “Pasi konsultuam ekspertët e CNN anembanë botës lidhur me vendet e preferuara, ne kemi zgjedhur 17 vendet më të mira për t’u vizituar në verën e 2017”, shkruan CNN. Menjëherë ka reaguar edhe kryeministri Rama. “Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë per të”, shkruan kryeministri.

Ja cilat janë 17 vendet e sugjeruara nga CNN:

1.Prince Edward Island, Kanada

2.Penang, Malajzi

3.Kolumbia

4.Bermuda

5.Katahdin Woods and Waters National Monument, SHBA

6.Isaan, Tailandë

7.Butan

8.Chengdu, Kinë

9.Aarhus, Danimarkë

10.Bordo, Francë

11.Islanda Perëndimore

12.Shqipëria

13.Amman, Jordani

14.Ruanda

15.Senegali

16.Houston, SHBA

17.Australia

http://edition.cnn.com/2017/01/06/travel/best-places-to-visit-in-2017/index.html

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF