KreuArt

“La La Land” favorit me shtatë nominime Golden Globe

Mungon pak nga Golden Globe 2017 dhe superfavoriti i këtij edicioni është filmi “La La Land” i Damien Chazelle, kandidat në shtatë kategori.

Muzikali me Ryan Gosling dhe Emma Stone, në sallat e kinemasë nga 26 janari hapi Festivalin e Venecias dhe ka marrë kritika pozitive.

Prezantues i mbrëmjes së ndarjes së çmimeve që do të zhvillohet Beverly Hilton Hotel në 8 janar do të jetë komiku dhe prezantuesi Jimmy Fallon.

Në garë për fitimin e çmimit Golden Globe 2017 janë edhe katër filma të tjerë komedia femërore “20th Century ëomen”, superheroi “Deadpool” i interpretuar nga Ryan Reynolds dhe “Florence” me protagoniste Meryl Streep” dhe irlandezen “Sing Street”, që ndjek aventurat e një grupi të të rinjve të viteve ’80.

Në garë për statujën “Hacksaw Ridge” të Mel Gibson, janë thrilleri “Hell or High Water” me Jeff Bridges, “Lion” me protagoniste Nicole Kidman, “Manchester by the Sea” me çfitin Casey Affleck-Michelle Williams dhe “Moonlight”, që hapi festën e Kinemasë në Romë.

Në sfidë në seksionin dedikuar regjisë janë pesë meshkuj: Damien Chazelle (“La La Land”), Tom Ford (“Animali Notturni” ) , Mel Gibson (“Hacksaë Ridge”), Barry Jenkins (“Moonlight”) dhe Kenneth Lonergan (“Manchester by the Sea”).

Në listë për aktorin më të mirë mashkull janë Casey Affleck (“Manchester by the Sea”), Joel Edgerton për “Loving”, l’ex Spiderman Andreë Garfield (“Hacksaw Ridge”) Viggo Mortensen për “Captain Fantastic” dhe Denzel Washington me “Barriere”.

Për seksionin komedi/muzikore sfidë e hapur mes Ryan Gosling (“La La Land”), Colin Farrell me “The Lobster”, Hugh Grant për provën n ë filmin “Florence”, Jonah Hill (“Trafficanti”) dhe Ryan Reynolds për rolin në “Deadpool”.

Në sfidën për rolet komike janë Annette Bening për “20th Century Women”, Lily Collins, Hailee Steinfeld për “The Edge of Seventeen”, Emma Stone me “La La Land “, Meryl Streep (“Florence”) dhe Amy Adams, protagoniste e”Arrival”.

Për interpretimin më të mirë dramatik kandidate janë Jessica Chastain me “Miss Sloane”, Isabelle Huppert për “Elle”, Ruth Negga për “Loving” e Natalie Portman në rolin e Zonjës së Parë “Jackie”.

Një nominim i dyfsihtë për Disney, që prezanton “Oceania” dhe “Zootropolis”. Të dy këta filma i sfidon “Sing” dhe “Jeta ime prej kungulleshke”, dhe aventurieri “Kubo dhe shpata magjike”.

Ndërsa nga filmat jashtë kufijve amerikanë janë dramat franceze “Divines” dhe ” Elle”. Nga Kili mbërrin “Neruda” i Pablo Larrain, Irani prezantohet me filmin dramatik “The Salesman” , ndërsa bashkëprodhimi Gjermani-Austri me komedinë “Toni Erdmann”.

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF